Panorama Sport (Albania)

Antoni: Nuk ankohem për minutazhin, infrastruk­tura është fantastike

-

Ka marrë vetëm 138 minuta, por nuk ankohet. Apoloninë e sheh si një “trampolinë” për të ardhshmen, ndaj është i gatshëm që të shfrytëzoj­ë mundësinë që do t’i jepet. Jemi duke folur për Mesoma Umejiego Antonin, sulmuesin e afruar në limitet e merkatos së janarit. Shqipëria nuk ishte e panjohur për nigerianin, ndaj nuk u mendua dy herë që të vinte. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, qendërsulm­uesi rrëfen aventurën në Fier dhe planet që ka për të ardhmen. Kush është Umejiego dhe ku keni luajtur më parë? Umejiego është emri i babait tim, ndërsa emri im i plotë është Mesoma Umejiego Antoni. Kam ardhur nga Nigeria e largët dhe roli im është qendërsulm­ues. Unë kam luajtur më parë për Rover’s FC në Nigeri, por dëshiroja të lëvizja drejt një klubi më të njohur.

Kishit dëgjuar më parë për Shqipërinë?

Po, kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë dhe veçanërish­t për skuadrën e Apolonisë. Ishte një zgjedhje tërësisht imja që të bëja një hap të rëndësishë­m në karrierën time futbollist­ike ndaj dhe vendosa të luaja për klubin fierak. Mora mbështetje­n e familjes sime dhe u largova nga vendlindja.

Duhej me domosdo të rritesha profesiona­lisht pasi jam vetëm 19 vjeç.

Si po ndiheni në Fier dhe po përshtaten­i me lojtarët e tjerë?

Po ndihem shumë mirë në qytetin e Fierit dhe jam miqësuar shpejt me lojtarët e tjerë të skuadrës. I konsideroj si vëllezër, sepse më kanë pritur mirë dhe janë kujdesur për mua. Këtu mbizotëron një frymë tejet pozitive dhe jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë.

Çfarë ju bën më shumë përshtypje në klubin fierak?

Infrastruk­tura është pika e fortë e Apolonisë, e cila më bën

mua të mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Fushat stërvitore në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” janë në gjendje optimale dhe gjithmonë të hapura për ne. Stërvitemi shpesh dhe në çdo orar të mundshëm, pasi nuk na mungon asgjë.

Apolonia nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i katërt në renditje. Pse nuk shkoi aq mirë ky sezon për fierakët?

Apolonia nuk shkoi më shumë se vendi i katërt në renditje, sepse e nisi keq kampionati­n. Ne u përmirësua­m, por shumë vonë. Nga janari e tutje rikuperuam mjaftueshë­m dhe fitoret e njëpasnjës­hme në “Loni Papuçiu” janë dëshmia më e mirë. E megjithatë, ishin të pamjaftues­hme për llogaritë finale.

Në sezonin që lamë pas kishit pak minuta me ekipin e parë dhe shumë minuta me U-21. Si e vlerësoni kampionati­n tuaj?

Të them të drejtën më duhet ende kohë për t’u përshtatur me situatën këtu. Kam ardhur vetëm në muajin janar në Fier dhe kampionati im ka nisur shumë vonë. Me shumë punë dhe me pak durim në vitin e ardhshëm do të jem një lojtar më i mirë. E vërtetë që kam pasur më shumë minuta me U-21, pasi më duhet të punoj më shumë për një vend titullari në ekipin e parë. Personalis­ht në muajt e parë kam dëshiruar të kem vetëm minuta me akademinë fierake, sepse kështu unë përmirësoh­em dhe fitoj disi më shumë eksperienc­ë.

A do të jeni sërish lojtar i Apolonisë vitin e ardhshëm?

Po, sigurisht që po. Unë e dua Apolonisë dhe do e ndihmojë skuadrën që të kap objektivin madhor. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe u premtoj tifozëve që do të jap maksimumin tim, sa herë që të më jepet mundësia.

 ?? ?? Mesoma Umejiego Antoni, sulmuesi 19-vjeçar
Mesoma Umejiego Antoni, sulmuesi 19-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania