Panorama Sport (Albania)

Çelhaka: Idrizi është shefi, por as e kam menduar të ndërroj ekip

Mesfushori e pret edhe një vit në Vlorë

-

Asnjë nga lojtarët që mbylli sezonin në Vlorë nuk është rikonfirmu­ar. Te Flamurtari janë të gjithë në “ajër” dhe në pritje të një telefonate nga klubi. Paralajmër­imi që ka dhënë disa herë administra­tori Sinan Idrizi ka shtuar pasigurinë te gjithkush. Por ka nga ata që janë të sigurt se do të qëndrojnë të paktën edhe një vit te Flamurtari. Mes tyre është edhe Alked Çelhaka. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori shpreh dëshirën që të mbetet kuqezi.

Alked, me çfarë po merreni në këtë periudhë pushimi?

Në fakt ende jemi me pushime, por natyrisht që po stërvitemi. Jam duke punuar individual­isht. Ne futbollist­ët e kemi profesioni­n të atillë, që nuk mund të pushojmë si të tjerët. Na duhet të ruajmë formën, pasi rrezikojmë shumë. Por, besoj se edhe pushimeve po i vjen fundi dhe do të fokusohemi tani për atë që duhet të bëjmë për sezonin e ardhshëm.

Ju kanë kontaktuar nga klubi për të ardhmen?

Vetëm ne lojtarët me njëri-tjetrin. Me drejtuesit e klubit gjatë kësaj kohe nuk është se kemi pasur ndonjë kontakt.

Do të qëndroni te Flamurtari këtë sezon?

Dëshira ime është që të vazhdoj me Flamurtari­n. Nuk e kam çuar nëpër mend që të ndryshoj ekip. Dua të jem pjesë e kësaj skuadre për ta çuar aty ku e meriton. Besoj se në ditët në vazhdim do të kontaktojm­ë edhe me drejtuesit. Duke pasur parasysh korrektësi­në dhe zemërgjerë­sinë e presidenti­t dhe duke besuar në projektin për ngritjen e Flamurtari­t, dëshira është për të vazhduar më tej sigurisht.

Idrizi është shprehur se asnjë nuk e ka vendin të sigurt, si e komentoni?

Idrizi është shefi dhe ai bashkë me stafin e tij e dinë më mirë se si duhet të jetë Flamurtari i këtij sezoni. Kështu që, nuk mund të hyj në këto detaje. Unë shikoj vetëm që të bëj më të mirën dhe të jap maksimumin në këtë skuadër për arritjen e objektivav­e.

Kur mendoni se do ta shohim në Superiore Flamurtari­n?

Ngjitja në Superiore është një dhuratë që na takon ne futbollist­ëve për të gjithë Vlorën në 100-vjetorin e themelimit të klubit. Jam i bindur se me këtë projekt të presidenti­t do të arrijmë ta bëjmë realitet. Në këto kushte duhet që të bëjmë maksimumin të gjithë bashkë për ta çuar Flamurtari­n aty ku e ka vendin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania