Panorama Sport (Albania)

Formacion me 29 sportistë, Shqipëria gati për Mesdhetare­t

Kombëtarja, mision medaljet në Algjeri Shtanga dhe atletika, me pritshmëri­të më të larta

- ARTIN LLESHAJ

Nga data 25 qershor deri më 45 korrik në Oran të Algjerisë do të mbahen Lojërat Mesdhetare 2022, një eveniment sportiv në të cilin do të marrin pjesë 26 shtete. Ky është edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare, të cilat ishin planifikua­r për t’u zhvilluar verën e kaluar, por u spostuan me një vit për shkak të shtyrjes së Olimpiadës. Plot 3390 sportistë do të konkurrojn­ë në 24 sporte të ndryshme, individual­e dhe ekipore. Në “Oran 2022” do të jetë e pranishme edhe Shqipëria, e cila shkon me ambicie në Algjeri, ku synon edhe medalje në disa sporte. Kombëtarja Kuqezi do të zbarkojë në këto Mesdhetare me një ekip të përbërë nga 29 sportistë në 10 sporte të ndryshme.

PESHËNGRIT­JA - Si gjithnjë pritshmëri­të më të larta vijnë nga peshëngrit­ja, teksa Shqipëria e shtangës do të ketë një formacion luksi, të udhëhequr nga Briken Calja, Evangjelia Veli apo Erkand Qerimaj, sportistë të cilët janë një garanci absolute për medalje.

Calja kërkon të fshijë menjëherë atë ditë të keqe të Europianit,

ndërsa Veli e Qerimaj vijnë me moral shumë të lartë pas medaljeve të arta të fituara në kompeticio­nin më të rëndësishë­m kontinenta­l që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë. Ekipi i peshëngrit­jes do të plotësohet nga Albert Meta dhe Mateus Caci.

ATLETIKA – Kur flitet për “mbretëresh­ën e sporteve” në vendin tonë nuk ka se si të mos e lidhësh atë me emrin e Luiza Gegës. Dimensioni i 33vjeçares është Botëror apo Europian dhe sigurisht që në Algjeri mbetet favoritja kryesore për ta fituar medaljen e artë, ashtu sikurse bëri në edicionin e kaluar në Tarragona. Luiza po kalon një moment të artë, teksa vetëm pak ditë më parë theu rekordin kombëtar në një event të mbajtur në Holandë dhe ndoshta në Oran do të jetë radha për një tjetër rezultat mbresëlënë­s. Atletika kuqezi do të përfaqësoh­et gjithashtu në Mesdhetare edhe nga Franko Burraj, një tjetër sportist me pritshmëri të larta, ndërsa keqardhja e vetme është mungesa e Izmir Smajlajt, i cili është fazën e rikuperimi­t pas operacioni­t në gju që iu nënshtrua disa javë më parë.

MUNDJA – Pak muaj më parë Federata Shqiptare e Mundjes bëri një lëvizje duke natyralizu­ar me pasaportë shqiptare dy sportistë çeçenë si Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev. Kjo strategji solli menjëherë edhe rezultatet e para, duke i dhënë medalje Shqipërisë në evente të rëndësishm­e europiane. Nga Dudaev dhe Abakharov janë edhe pritshmëri­të më të larta të mundjes sonë në Mesdhetare, por pa harruar as sportistët e tjerë të talentuar si Osman Hajdari, Bajram Sina, Gjetë Prenga dhe Kevin Kupi.

BOKSI – Shqipëria e boksit udhëton me një skuadër të përbërë nga pesë boksierë. Alban Beqiri do të ngjitet në ring nën petkun e medalistit botëror, ndërsa shumë të karikuar për të lënë gjurmë janë gjithashtu edhe Ardit Murja, Arjon Kajoshi apo Nelson Hysa. Sporti i dorezave, si gjithnjë premton luftë të fortë në ring.

SPORTET E TJERA – Shqipëria kërkon zonën e medaljeve gjithashtu edhe në gjimnastik­ë arstistike, sport ku do të përfaqësoh­et nga Matvei Petrov. Rusi i natyralizu­ar synon suksesin e radhës nën flamurin tonë kombëtar. Në xhudo, Indrit Çullhaj, pas triumfeve në rang ballkanik, kërkon që të arrijë në një tjetër dimension. Shqipëria e xhudos do të përbëhet gjithashtu edhe nga një tjetër sportist premtues, siç është Erson Ramaj. Në taekwondo do të jetë Jurido Cani, ai që do të përfaqësoj­ë vendin, pas disa rezultatev­e shumë të mira të arritura në eventet e fundit ndërkombët­are. Kombëtarja e tenisit do të formohet nga vajza e talentuar shkodrane, Gresi Bajri, kampione në Europianin e moshave. Një tjetër teniste e talentuar pjesëmarrë­se në Oran është edhe Kristal Dule, e cila së bashku me Martin Muedinin do të formojnë ekipin e tenisit. Qitja kuqezi për në “Oran 2022” përbëhet nga dyshja Kristina Anxhara dhe Manjola Konini. Ndërsa ekipi i notit formohet nga Frenki Vogli, Drini Ujkashej dhe Sara Dande, ndërsa bie në sy mungesa e Nikol Merizajt, kampione absolute dhe rekordmene e notit shqiptar.

 ?? ?? Briken Calja
Briken Calja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania