Panorama Sport (Albania)

Origi zbarkon të hënën, Sançes kuqezi për 15 mln

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Goditja e parë e merka tos së verës së Milan it do të jetë Divok Origi, i cili do të mbërrijë te Milani si transferim i lirë nga Liverpuli. Siç raportohet nga rrjeti "Sky", sulmuesi belg pritet në Milano për testet mjekësore dhe nënshkrimi­n me klubin e tij që duhet të ndodhë në fillim të javë së ardhshme. Për të tashmë është gati një kontratë trevjeçare me vlerë 3.5 milionë euro në sezon. Ai do ta nisë me grumbullim­in me ekipin më 4 korrik, teksa gjendja e tij fizike duket e mirë pas dëmtimit muskulori që i kushtoi finalen e Champions-it kundër Realit të Madridit. Kujtojmë se në sezonin e fundit me të kuqtë ai zbriti në fushë 18 herë në të gjitha turnetë ndërkohë që dhuroi 4 asiste e shënoi gjashtë gola, një nga të cilët pikërisht kundër Milanit në Ligën e Kampioneve.

SANÇES GATI - Epoka pas Frenk Kesit do të mbajë emrin e Renato Sançesit. Megjithatë, portugezi nuk do të jetë goditja e parë, sepse kuqezinjtë kanë në dorë akordet me Origin dhe Adlinë. Sipas asaj që raporton "Sportmedia­set", ka shenja të një optimizmi të madh në lidhje me ardhjen e mesfushori­t te kuqezinjtë për 15 milionë euro pavarësish­t se Lila fillimisht kërkoi 18. Marrëveshj­a praktikish­t është mbyllur edhe për shkak se lojtari ka një dëshirë të madhe për të veshur fanellën e "Djallit" dhe për të luajtur me shokun e tij të kombëtares, Rafael Leao, i cili gjithashtu thuhet se pati një rol të rëndësishë­m në suksesin e këtij operacioni që duhet të bëhet zyrtare pak ditë përpara grumbullim­it të Milanit që është caktuar më 4 korrik. Në fakt, dy portugezët prej ditësh japin sinjale bashkimi. Më i fundit ka qenë ai nën një postim të Sançesit ku Leao komentonte duke shkruar dy topa (një i kuq e një i zi). Tifozët presin, ndërkohë që ka edhe nga ata skeptikë që i druhen gjendjes fizike të 24vjeçarit. Në të kaluarën karriera e tij është ndalur disa raste për shkak të problemeve të ndryshme me dëmtimet. Edhe në sezonin e fundit, për të njëjtën arsye ka humbur 11 ndeshje kampionati dhe një në Champions, ndërkohë që kontributi i tij ka qenë me vetëm dy gola dhe pesë asiste në një total prej 32 prezencash në të gjitha kompeticio­net.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania