Panorama Sport (Albania)

Klop-pep duel edhe në merkato, gjermani shpenzon sa gjysma

Siti investon mesatarish­t 115 mln paund me Pepin në stol, Liverpuli 62

-

Ende pa u mbytur plotësisht emocionet e një sezoni dramatik në Premier Ligë ku gara mes Mançester Sitit dhe Liverpulit u nda edhe një herë me 1 pikë pas javës së fundit, kanë nisur ethet e sezonit të ri 2022-‘23. Si Pep Guardiola ashtu edhe Jyrgen Klop kanë bërë transferim­et më të shtrenjta të kësaj vere, me Erling Halandin dhe Darvin Nunjezin (bashkë me bonuset të dy mund të arrijnë shifrën e 100 milionë eurove). Por asnjëri nga dy klubet që dominojnë Premier Ligën këto vitet e fundit nuk ka bërë shpenzime të çmendura këto sezonet e fundit. “Qytetarët” kanë qenë një prej klubeve më të pasura në botë që prej blerjes së tyre nga sheiku Mansur në vitin 2008. Liverpuli ka bërë një tjetër qasje, duke investuar herë pas here shifra të mëdha për talente, por edhe ka bërë shitje të konsiderue­shme si për shembull ajo e Kutinjos te Barcelona në janarin e 2018ës për 145 milionë paund, para që më pas u investuan për blerjen e Alisonit dhe Van Dajkut.

Por kur vjen puna tek investimet e Mançester Sitit, ata shpenzojnë shumë më tepër sesa Liverpuli. Që kur Pep Guardiola u ul në stolin e “Etihad” në 2016, Siti ka investuar 694 milionë paund neto në merkato. Klop nga ana tjetër e ka gati dyfishin më pak këtë shifër (372 milionë sterlina). Mesatarish­t, prej sezonit 2016-‘17 deri në 2021-‘22, Guardiola ka investuar 115 milionë paund çdo sezon, ndaj 62 milionëve të Klopit. Sigurisht që investimi i Guardiolës është përkthyer pas me trofe. Që kur ai drejton skuadrën, Siti e ka fituar titullin 4 herë në pesë sezone, ndërsa Liverpuli vetëm një herë. Por në të vetmin sezon që “Reds”-at thyen dominimin absolut të rivalëve të tyre, për ta ishte një arritje historike, sepse kishin 30 vite që nuk e fitonin Premier Ligën, që kur kampionati ndryshoi formatin në vitin 1992. Dhe ajo që e bën edhe më fantastik menaxhimin e Klopit në “Anfield Road” është sigurisht edhe Liga e Kampioneve që ai e fitoi në vitin 2019 dhe iu afrua edhe dy herë të tjera, por u mund nga Reali i Madridit në finalen e 2018-ës në Kiev dhe këtë 28 maj në Paris. Edhe Guardiola arriti të prekte finalen e parë për Sitin në histori sezonin e shkuar, por në fund fati i buzëqeshi Çelsit. Champions-i mbetet molla e ndaluar për trajnerin katalanas, i cili që kur është larguar nga Barcelona, nuk ka arritur ta fitojë më trofeun me veshë të mëdhenj në karrierën e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania