Panorama Sport (Albania)

21 milionë euro për vilën e re, Ronaldo dhomë erotike nëntokë

Pushimet në Majorka, investim i çuditshëm në bodrum

-

Kristiano Ronaldo do të ndërtojë sh tëpinë e tij të dytë në Portugali. Ylli i Mançester Junajtidit tashmë zotëron një në Madeira, por tani ai do të ketë një tjetër në “Cascais”. Shtëpia do të jetë në një zonë luksoze dhe ndërtuesi raportohet se ka njoftuar Ronaldon se ka pasur ndryshime në buxhet. Sipas “LOOK”, rezidenca e tij e re tani do t’i kushtojë Ronaldos 21 milionë euro në vend të tarifës fillestare prej 12 milionë eurosh të rënë dakord, kjo është pothuajse dyfishi i çmimit që kishin planifikua­r fillimisht. Megjithatë, ky ndryshim nuk do të ndikojë në planet e Ronaldos , pasi projekti do të vazhdojë. Shtëpia do të ndërtohet në një zonë ekskluzive në “Quinta de Marinha”, vetëm 20 kilometra nga Lisbona. Ajo do të jetë rreth 3000 metra katrorë dhe do të ketë disa lukse si çezmat e forta prej floriri, sistem inteligjen­t ngrohjeje, mermer italian, dhe madje, edhe një mural të projektuar nga “Louis Vuitton”, ekskluzive dhe të qepur për këtë shtëpi.

DHOMA EROTIKE E NËNDHESHME

Vila në “Mallorca” ku CR7 dhe familja e tij po kalon pushimet do të ishte e pajisur me çdo komoditet të mundshëm. Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez kanë zgjedhur ishullin e Majorkës si destinacio­nin e pushimeve verore dhe një vilë ultralukso­ze të pajisur me të gjitha llojet e komoditete­ve dhe atraksione­ve. Në rrjetet

sociale, përmes historive dhe postimeve, të dy po dokumentoj­në në doza të vogla ditët e relaksit të kaluar së bashku me fëmijët mes diellit dhe argëtimit, por gazeta spanjolle Ultima Hora ka mbledhur më shumë dhe ka zbuluar se supervila ku po qëndron CR7 do të fshehë edhe një dhomë dashurie. Pa dyshim që struktura përfshin shumë më tepër, nga palestra në një pishinë të rrethuar me palma, nga vorbullat deri te fushat e volejbolli­t në plazh dhe futbollit, ajo është projektuar me të vërtetë për çdo rast.

 ?? ?? Rezidenca 21 milionë euro
Rezidenca 21 milionë euro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania