Panorama Sport (Albania)

Ruçi qëndron në Korçë, Takaj: Do ndërtoj ekip elite

- LLAZI SARO

Vjen akordi final. Shkëlzen Ruçi do të jetë portieri i Skënderbeu­t për Kategorinë e Parë. Pas shumë dilemash dhe bisedimesh, marrëveshj­a është mbyllur. “Panorama Sport” ka komunikuar me lojtarin dhe presidenti­n, të cilët kanë konfirmuar gjithçka. Ardjan Takaj është shprehur qartësisht se Ruçi do të jetë gardiani i korçarëve edhe për sezonin 2022-2023, ndërsa paralajmër­on se do të ketë edhe goditje të tjera për të ndërtuar ekipin e duhur: “Po, e konfirmoj zyrtarisht se Shkëlzen Ruçi është portieri i Skënderbeu­t. Kemi arritur akordin dhe lojtari do të nënshkruaj­ë kontratë njëvjeçare me ne. Ndërkaq, po punojmë edhe për afrime të tjera me qëllim që të krijojmë një ekip sa më të denjë, një Skënderbe elite”. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë elbasanasi, i cili për gazetën dha arsyet pse zgjodhi të qëndronte në Korçë. “Po, do të jem portieri i Skënderbeu­t edhe për një sezon. Vendosa të qëndroj në Korçë edhe për një vit tjetër për shumë arsye. Së pari, Skënderbeu është një ekip me histori në futbollin shqiptar dhe nuk e meriton kurrsesi të jetë një kategori më poshtë. Doja të jepja kontributi­n tim për të rikthyer shumë shpejt ekipin në elitën e futbollit, atje ku i takon. Së dyti, janë kushtet e punës. Në Korçë, si rrallë në Shqipëri, Skënderbeu ofron kushte shumë të mira pune dhe mund të punosh i qetë. Qyteti, tifozët dhe gjithë ambienti është shumë i dashur dhe nuk të ushtron presion. Jam i lumtur që arrita akordin dhe do të jap maksimumin që Skënderbeu të kthehet shumë shpejt në Kategorinë Superiore”, përfundoi prononcimi­n e tij Ruçi. Elbasanasi ka një karrierë të gjatë mes shtyllave, teksa ka luajtur me ekipe si Elbasani, Bylis, Luftëtari dhe Gjilani, ndërsa edhe sezonin e shkuar ishte pjesë e korçarëve. Ai ka luajtur nëntë ndeshje si titullar, duke mos pasur shumë hapësira, por një gjë e tillë duket se nuk e ka stepur për të vijuar në Korçë edhe në Kategorinë e Parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania