Panorama Sport (Albania)

Asllani refuzoi Milanin, flet menaxheri: Ku ka më mirë se Interi...

Dje takimi me agjentët, përcaktohe­n detajet e fundit “Akordi është gjetur, Kristjani i lumtur për operacioni­n”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Kanë kaluar vetëm tri ditë që kur mes Empolit dhe Interit u gjet akordi për transferim­in e Kristjan Asllanit në Milano. 20vjeçari do t’u bashkohet zikaltërve si huazim me detyrim blerjeje për 14 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh dhe huazimin e Martin Satrianos, një operacion që pritet të zyrtarizoh­et shumë shpejt me firmat mbi kontratë. Por deri në momentin e nënshkrimi­t, mesfushori do të vazhdojë të jetë një nga pikat kryesore të rendit të ditës së milanezëve, ashtu si ka ndodhur edhe pasditen e djeshme. Në selinë zikaltër kanë qenë të pranishëm agjentët e Asllanit për një mbledhje që ka zgjatur rreth një orë me kryesinë, ku ishte i pranishëm edhe vetë presidenti Stiven Zhang. Elio Berti dhe Luka Puçineli, agjentët e elbasanasi­t, pasi kanë përcaktuar detajet e fundit mbi kontratën e lojtarit kanë ndaluar edhe para mikrofonav­e të gazetarëve për të zbuluar më shumë rreth bisedimeve finale. “Ka një akord të plotë mes Interit e Empolit dhe ne u informuam dhe nisëm punën, duke qenë se të gjitha palët ishin në gatishmëri për ta përfunduar sa më shpejt dhe si duhet këtë negociatë që do të marrë fund në ditët në vazhdim”, tha Berti që më pas u ndal edhe te përjetimet e Asllanit. “Kristjani i lumtur? Jemi të gjithë të lumtur për këtë lëvizje, por për kohëzgjatj­en e kontratës do të shohim në ditët e ardhshme”, u shpreh agjenti duke mos pranuar të zbulojë

për sa vite do të nënshkruaj­ë Asllani, por duke zbuluar një tjetër detaj, që pa dyshim do të bëjë me krahë tifozët zikaltër. “Kristjanin e donte edhe Milani? Më mirë se tek Interi...”, përfundoi agjenti duke konfirmuar atë që përflitej prej kohësh: interesin e kuqezinjve. Përpjekja

e Maldinit, i cili në maj ka takuar babain e talentit të Kombëtares, ka shkuar dëm pasi Asllani ka zgjedhur të veshë fanellën zikaltër me të cilën do të ketë rolin e zëvendësue­sit të Brozoviçit, duke i dhënë kështu skuadrës së Inzagit fitoren e parë në derbin e merkatos.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania