Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i i radhës, Kukësi duhet ribërë

Ikën një ekip i tërë, Gegës i duhen përforcime në çdo repart Trajneri pret afrimet para datës 1 korrik, ja situata

- VLADIMIR MEMA

Duket se në Kukës çdo sezon përsëritet e njëjta histori, të paktën këto vitet e fundit. Skuadra do të duhet të riformatoh­et nga e para, me shumë lojtarë që largohen dhe nga ana tjetër pritet të ketë njëkohësis­ht edhe shumë afrime, për të kompensuar boshllëqet që kanë lënë të ikurit. Një situatë që ia rëndon së tepërmi punën edhe stafit të ri, me Skënder Gegën, të cilit do t’i duhet ta rinisë thuajse gjithçka nga e para, për vetë faktin se me këto ritme largimesh do të ketë në dispozicio­n shumë pak lojtarë nga edicioni i sezonit të kaluar. Deri më tani klubit i kanë dhënë lamtumirën zyrtarisht shtatë lojtarë, Ardit Hila, Emiljano Musta, Pablo de Lukas, Dashamir Xhika, Kristi Marku, Vasil Shkurtaj dhe Vitor Feizhao. Ndërkohë, janë plot shtatë të tjerë thuajse të larguar, sepse u mbaron kontrata dhe nuk pritet të vijojnë më me skuadrën, edhe pse ndonjë prej tyre mund të bëjë prapaktheh­u. Bëhet fjalë për Artium Puntus, Luka Milunoviç, Filip Gligorov, Jorgo Pëllumbi, Bruno Lulaj, ndërsa në mëdyshje janë edhe Alija Kërniç dhe Kreshnik Bahtiri. Me pak fjalë, në total

mund të shkojnë 14 lëvizje në dalje, pa llogaritur edhe të tjerë që ende janë në dilema, duke bërë që Kukësi të kthehet në një kantier ndërtimi. Nga të larguarit bëhet fjalë për dy tipe largimesh, ata që nuk patën dhe nuk priten të kenë hapësira dhe pjesa tjetër që konsideroh­en si

fajtorë për dështimin e këtij sezoni.

AFRIMET - Megjithatë, nëse largimet mund të shkojnë në 14, edhe afrimet do të jenë të shumta, por gjithsesi jo deri në këtë masë. Mësohet se të paktën shtatë afrime do të bëhen gjatë kësaj merkatoje, ku tri janë zyrtarizua­r tanimë: Kristi Kote, Antonio Ilieski dhe Ante Zivkoviç. Të tjerët do të zyrtarizoh­en në ditët në vijim. Burimet pohojnë se Gega i ka piketuar lojtarët që dëshiron të ketë në skuadër dhe ka marrë nga klubi dritën jeshile për të bërë afrimet që i duhen për të realizuar në fund edhe synimet, ku të paktën Kukësi synon rikthimin në Europë, aty ku mungon prej dy sezonesh radhazi. Ndërkohë, skuadra pritet të mbyllë pushimet në fund të këtij muaji dhe në 1 korrik të zbresë në fushë, për të nisur fazën përgatitor­e për sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania