Panorama Sport (Albania)

Asllani, zbulohet paga tek Interi

Organizato­ri shqiptar firmos këtë javë, pagë 800 mijë euro, por me rritje vjetore Kontrata përfshin detyrimin e blerjes nga zikaltrit në fund të këtij sezoni

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më lart se ai nuk ka shkuar askush, për sa i përket elitës së Serisë A. Kristjan Asllani do të jetë brenda kësaj jave një futbollist i Interit, me organizato­rin e Kombëtares shqiptare, i cili do të kërkojë të bindë të gjithë se e meriton këtë transferim. Pas akordit dhe takimit deciziv të së premtes, 20vjeçari do të nënshkruaj­ë një kontratë 5-vjeçare. “Pirlo” i skuadrës së Empolit do të bëjë hapin e parë të madh të karrierës, pasi milanezët kanë paguar për të 4 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërkohë që marrëveshj­a përfshin blerjen e detyrueshm­e për 10 milionë euro të tjera, 2 milionë bonuse për vazhdimësi­në e aventurës tek Interi, plus huazimin e sulmuesit zikaltër, Martin Satriano në radhët e Empolit. Në të njëjtën kohë e përditshmj­a prestigjio­ze “Gazzetta dello Sport” jep edhe indiciet e para lidhur me rrogën që do të përfitojë Kristjan Asllani. Paga për sezonin e parë të shqiptarit nën ngjyrat zikaltër do të jetë 800 mijë euro, por ajo do të ketë një rritje progresive të vazhdueshm­e sezon pas sezoni, e cila mendohet të jetë mes 100 ose 200 mijë eurove vjetore. Sido që të jetë, për 20vjeçarin është një hap jo i vogël, duke menduar se tek Empoli ai ishte ende nën regjimin e kontratës së detyruar për lojtarët e rinj, e cila përfshin një rrogë bazë dhe fikse prej 120 mijë eurosh

vjetore (tek Interi i është 7fishuar). Vizitat mjekësore për Asllanin janë paracaktua­r këtë javë, pas së cilave lojtari do të firmosë kontratën e tij, në pritje për t’iu bashkuar urdhrave të trajneri Simone Inzagi më datë 6 korrik, në “Appiano Gentile”. Kujtojmë që Interi për të arritur

te Kristjani ka mundur edhe konkurrenc­ën e Milanit, por jo vetëm, për ta bërë sa më shpejt të vetin (edhe përpara blerjeve të Romelu Lukakut dhe Paulo Dibalës) atë që pritet të jetë organizato­ri përpara mbrojtjes i së ardhmes interiste. Për Asllanin do të jetë një sfidë shumë e

madhe kjo që e pret, pasi jo vetëm kalimi nga provinca në elitë emocionali­sht ndikon, por në Milano të gjithë janë të bindur se shqiptari mund të bëjë atë rolin “alla Pirlo”, i cili do të shtonte rrugët e qarkullimi­t të topit, por edhe rrezikshmë­rinë në lojën e Interit.

 ?? ??
 ?? ?? Asllani duke i shënuar Handanoviç­it në “San Siro”
Asllani duke i shënuar Handanoviç­it në “San Siro”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania