Panorama Sport (Albania)

Zidan i kthehet së shkuarës: Goditja ndaj Materacit, pengu im

Zizu e ka ndarë mendjen për të marrë drejtimin e Francës

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, po shijon ende pushimet e gjata të tij. Që pas largimit nga drejtimi i madrilenëv­e verën e vitit 2021, francezi jo vetëm nuk ka marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër, por ka zgjedhur të qëndrojë nën hije. Zidan ka preferuar të qëndrojë larg interesimi­t të mediave, pavarësish­t se në muajt e fundit është kthyer përsëri në faqet e para të shtypit. Kjo si pasojë e lidhjes së emrit të tij me stolin e Paris Sg-së. Por sipas të gjitha gjasave, mediat franceze kanë bërë me dije se objektivi i tij nuk është Parisi, por kombëtarja franceze pas largimit të Didie Deshamp fill pas përfundimi­t të Botërorit 2022. Zizu, i cili brenda pak ditëve do të mbushë 50 vjeç, ka thyer heshtjen, duke dhënë një intervistë për francezen “Telefoot”, ku ka saktësuar se është ende shumë i ri për t’u tërhequr nga bota e trajningut. Legjenda franceze ka kujtuar disa momente të rëndësishm­e që kanë shënjuar karrierën e tij në fushë si lojtar e jashtë saj si trajner.

FINALJA E BOTËRORIT 1998

– “Çdo futbollist elitar aspiron të arrijë në finalen e një kampionati botëror. Kjo dëshirë bëhet edhe më e madhe kur sheh se në finale në krahun tjetër përballë është Brazili. Kujtoj se trajneri i Francës asokohe, Aime Zhake, na tha se mund t’i bënim dëme Brazilit në goditjet standarde, pasi ishin të organizuar në mbrojtje zonale jo një kundër një. Ata gjithashtu nuk ishin

shumë të gjatë. Ishte e qartë, sepse shënova në dy raste. Ishte një mbrëmje madhështor­e”.

GOLI NË CHAMPIONS NDAJ LEVERKUSEN­IT –

“Nuk e di a ka qenë goli im më i bukur që kam shënuar në karrierë, por nëse nuk është kështu, pa dyshim mbetet një nga

më të rëndësishm­it. Deri në atë moment kisha fituar gjithçka, më mungonte vetëm Liga e Kampioneve. Të shënosh në finale është e mrekullues­hme, ta shënosh ashtu siç bëra unë është magjike”.

GOLI ALLA “PANENKA” NDAJ BUFONIT – “Nuk dua

ta etiketoj një çmenduri. E përgatita veten, do ta provoj, le të ndodhtë ç’të ndodhë. Ishte vetëm fillimi i ndeshjes, mos gaboj minuta 7 ose 8. Ndaj kishte shumë minuta përpara edhe nëse gaboja. U vonova pak në ekzekutim, pasi po mendoja si do ta godisja. Isha përballë një

portieri që më njihte mirë, ndaj m’u desh të shpikja diçka”.

GODITJA NDAJ MATERACIT – “Tani që i kthehem atij episodi mendoj se vetëm Lizarazu mund të më ndalonte ta bëja atë çfarë bëra. Por për fat të keq ndodhi dhe gjërat nuk mund të kthehen mbrapsht. Ajo çfarë bëra ishte e pahijshme, nuk më bën të ndihem krenar, por është pjesë e karrierës sime. Gjithnjë në jetë ka momente të ndërlikuar­a dhe ky ishte një ndër ta”.

TRI CHAMPIONS-E SI TRAJNER – “Suksesi i detyrohet punës së madhe dhe faktit që në përbërje kisha një grup lojtarësh të shkëlqyer. Kisha përkrah një skuadër që më ndiqte. Edhe unë isha përgjegjës për shumë situata, por kisha fatin që klubi më vuri në shërbim një skuadër magjike. Vetëm nuk do të mund t’ia kisha dalë. Gjithnjë preferoj të kem në krah njerëz me të cilët mund të punoj në pozita komode”.

E ARDHMJA NË STOL –

“Nëse mund të kontribuoj ende si trajner? Po, shumë, ose mendoj disa. Nuk jam i vjetër besoj, edhe pse e ndiej veten të përmbushur edhe në këtë drejtim. Dua të vazhdoj sepse kam ende iluzionin, është pasioni im”.

 ?? ?? Një nga momentet historike të botërorëve, me Zidanin që godet Materacin në finalen e vitit 2006 mes Francës dhe Italisë
Një nga momentet historike të botërorëve, me Zidanin që godet Materacin në finalen e vitit 2006 mes Francës dhe Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania