Panorama Sport (Albania)

Higuain: Roberto Karlos si një baba, Dibala një klas

“Pipita” nuk ka ndër mend të tërhiqet nga futbolli i luajtur Argjentina­si: Eksperienc­a me Maradonën në Botëror, unike

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Ishte 5 prilli i këtij viti kur babai i sulmuesit të Inter Majemit dhe ishjuventu­sit, Gonzalo Higuain, jepte lajmin se djali i tij do të tërhiqej nga futbolli. Sipas tij, Gonzalo do të varte këpucët në gozhdë pasi të përfundont­e kontratën me klubin nga Florida. “Unë mendoj se ai nuk do të kthehet në Argjentinë. Ai ma ka bërë të qartë se do të tërhiqet në fund të sezonit”, ishin fjalët e babait të Gonzalos dhënë për “TNT Argentina”. Por menjëherë pas kësaj deklarate erdhi përgjigjja e vetë të interesuar­it numër një. Gonzalo Higuain ka sqaruar se babai i tij ishte keqkuptuar. “Babai im nuk është kuptuar, nuk i kam thënë ndonjëherë se do të tërhiqem. Kur të jem gati për këtë gjë do ta bëj publike”, ishte sqarimi i Higuainit. Dhe vërtet 34-vjeçari as që e çon ndër mend tërheqjen nga futbolli. Fjalëve të thëna në prill të këtij viti ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik. Gjatë një interviste të dhënë për kanalet mediatike të klubit të tij Inter Majemi, Higuain ka përsëritur se ndihet ende në formë për të dhënë kontributi­n e tij në futbollin e luajtur. “Nëse e kthej kokën time pas dhe bëj një bilanc të karrierës sime mendoj se kam fituar shumë dhe ndoshta vetëm më vonë do ta kuptoj se çfarë kam arritur në të vërtetë. E quaj veten me fat, kam fituar shumë, por nuk jam lodhur së luajturi. Futbolli është sporti që unë e adhuroj dhe mendoj se kam ende për të dhënë”, ka thënë

ylli i Inter Majemit.

REALI – Ishte viti 2007 kur Gonzalo Higuain vetëm 19 vjeç linte River Plejtin në Argjentinë për t’u transferua­r në Europë te Reali i Madridit, te skuadra e Galaktikëv­e. Ishte aventura e tij e parë europiane që argjentina­si e kujton dhe sot. “Isha vetëm

19 vjeç, por të gjithë më trajtuan me dashuri. Më fantastiku ishte Roberto Karlos, kujdesej me një modesti të jashtëzako­nshme. Të tillë ishin dhe Ronaldo, Helgera, Kanavaro, Raul, Bekam... ishin shumë. Më rrëqethet mishi kur i kujtoj të gjithë”.

SERIA A – Pas 6 vitesh në

Madrid për Higuainin do të niste një aventurë e re në Serinë A, me Napolin, Juventusin e Milanin. “Kanë qenë të shumtë kampionët me të cilët kam luajtur dhe në Serinë A. Eksperienc­at me Napolin, Juven e Milanin kanë qenë të mrekullues­hme. “Jam përballur me

Ronaldinjo­n, kam qenë në një skuadër me Roberto Karlosin, kam luajtur së bashku me Dibalën. Edhe me Mekenin kam qenë shok skuadre te Juventusi për disa ditë. I admiroj të gjithë dhe jam i lumtur kur ta kthej kokën pas sërish”, ka thënë Higuain.

BOTËRORI DHE MARADONA

– Gonzalo Higuain ka folur edhe për eksperienc­ën e tij me kombëtaren argjentina­se. Historia e tij me “Albiçelest­ët” është e gjatë, teksa numëron 75 ndeshje dhe duke lënë pas 31 gola të shënuar. Higuain kujton më së miri Botërorin e parë si lojtar, atë në vitin 2010 në

Afrikën e Jugut me Diego Armando Maradonën trajner. “Mendoj se të luash në një kampionat botëror është maksimumi për një lojtar profesioni­st. Në karrierën time kam luajtur tre Botërorë dhe i mbaj mend sikur të kisha luajtur dje, ndaj e them se ky është maksimumi për një lojtar. Pastaj çdo Botëror ka atë veçantinë e vet, ka magjinë e vet. Sigurisht që i pari ka qenë vërtet i veçantë për mua, sepse kishim për trajner Diego Armando Maradonën. Kemi përjetuar ndjesi të pabesueshm­e. Por në tërësi i kam shijuar të gjitha kampionate­t kur kam luajtur”, ka thënë Higuain.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania