Panorama Sport (Albania)

Kuartararo nuk kapet as në Gjermani, rrëzohet Banjaja

“El Diablo” triumfon edhe në Sashsenrin­g Johan Zarko dhe Xhek Miller plotësojnë podiumin

-

Pas Barcelonës vjen edhe suksesi i dytë radhazi, këtë herë në Sashsenrin­g. Kështu, Fabio Kuartararo mbyll një tjetër të diel fantastike, duke fituar Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP. Një triumf që e afron edhe më shumë francezin e Yamahës me mbrojtjen e kurorës në kategorinë më të lartë të motoçikliz­mit. I nisur nga vendi i dytë, “El Diablo” e mori komandën që në kthesën e parë dhe e ruajti atë deri në fund, duke marrë një sukses më se të merituar. Një fitore me shumë vlera për kampionin e botës në fuqi, që thellon edhe më shumë diferencën me rivalët e tij në kampionat, teksa tashmë është shkëputur plot 34 pikë nga ndjekësi më i afërt, Aleiks Espargaro. Rivali kryesor për titullin, italiani Françesko Banjaja i Dukatit, u rrëzua pas disa xhirosh, duke e mbyllur garën i zhgënjyer edhe pse e nisi nga “pole position”. I dyti në Gjermani u klasifikua një tjetër francez, Johan Zarko me motorin Dukati Pramak, ndërsa podiumi u plotësua nga australian­i Xhek Miller me Dukatin zyrtar. Për sa i përket garës, ajo u komandua nga Kuartararo,

i pashqetësu­ar nga rivalët e tij, duke nisur që tani të hipotekojë titullin e dytë radhazi. Ky sukses merr edhe më shumë vlera, pasi vjen në një pistë ku që prej vitit 2013 triumfonte vetëm Mark Markez, me spanjollin që e ka mbyllur sezonin, pas operacioni­t në krah. Ndalesa e radhës e kampionati­t do të jetë më 26 qershor në Asen.

KUARTARARO – Piloti i Yamahës u shfaq tepër i kënaqur me suksesin në Gjermani. “Jam i lodhur, por shumë i lumtur, pasi ishte një garë e vështirë. Nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetëso­re gjatë javës, pasi kisha një kollë që më shqetësont­e. Sot (dje) rrezikuam dhe ishim me fat në zgjedhjen e gomave të mesme, pasi nuk u konsumuan shumë. Jam tepër i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen”, u shpreh fillimisht Kuartararo, duke shtuar më pas: “E ruajta avantazhin ndaj Zarkos në pjesën qendrore të garës. Po punojmë mirë për të arritur në nivelin e më të mëdhenjve të këtij sporti dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi pas garës Fabio Kuartararo

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania