Panorama Sport (Albania)

“Blindohet” Partizani, firmosin Ndreca e Rexhepi

Mbrojtësi i Kukësit huazohet për Europën, do të marrë 2500 euro I majti super, të kuqtë janë drejt transferim­it të Atanaskosk­it

- DENIS LALA

Partizani është një nga klubet më aktive në merkato në javët e fundit. Ditën e djeshme të kuqtë zyrtarizua­n dy afrime shumë të rëndësishm­e në mbrojtje. Edison Ndreca do të mbulojë anën e majtë të difensivës për ndeshjet në Ligën e Konferencë­s. Partizani ka arritur marrëveshj­en me Kukësin për huazimin e Ndrecës në betejat europiane, që pritet të shtrihen maksimumi deri në muajin gusht. Më pas, Ndreca do të kthehet sërish në skuadrën verilindor­e për të vazhduar aventurën me Kukësin. Lajmin e njoftuan dy klubet në rrjetet sociale. Gazeta mëson se Ndreca do të paguhet rreth 2500 euro për këtë muaj te Partizani, teksa kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nëse kalohet turi, sepse në kontratë është parashikua­r një bonus në rast të këtij suksesi.

PORTIERI - Bekim Rexhepi, i cili stërvitej prej ditësh me skuadrën në fazën përgatitor­e në Slloveni, është zyrtarizua­r dje, me klubin, që bën të ditur se 25-vjeçari ka firmosur kontratë për tri vite me të kuqtë. Ish-gardiani i Skënderbeu­t ishte në pronësi të Shkëndijës, por klubi tetovar vendosi të heqë dorë nga kartoni i Rexhepit, pa para në këmbim. Me ardhjen e shkupjanit, Partizanit i bëhen katër portierë.

KAPITENI – Gjithsesi, qëndrimi i Hoxhës nuk është tërësisht i sigurt. Siç trajneri Mehmeti tha së fundmi, 34-vjeçari nuk ka rinovuar ende zyrtarisht me “demat” dhe ardhja e Rexhepit e komplikon jo pak çështjen e së ardhmes së tij. Hoxha ka një akord verbal me drejtuesit, por pa u konfirmuar gjithçka, kjo çështje nuk quhet e mbyllur.

ATANASKOSK­I – Siç “Panorama Sport” theksoi së fundmi, të kuqtë janë përqendrua­r në tregun maqedonas dhe David Atanaskosk­i është i zgjedhuri për t’i besuar anën e majtë të difensivës. Burime për gazetën bëjnë me dije se palët janë në bisedime të avancuara. Lojtari ka shprehur vullnetin për t’u transferua­r në kryeqyteti­n tonë, por tratativat po zgjasin pak më shumë sesa mendohej. Kjo është edhe arsyeja përse u afrua Ndreca. Në ditët në vijim pritet të dalë “tym i bardhë” nga selia e kuqe. 25-vjeçari ka qenë shumë aktiv në sezonin e fundit, ku ishte titullar në Kazakistan me Shakter Karagandi (20 ndeshje, 1 asist) dhe Makedonija GP (18 ndeshje, 1 gol, 2 asiste) nga janari e tutje.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania