Panorama Sport (Albania)

Merkatoja e kuqe si miks, ja “skaneri” i afrimeve

Janë konfirmuar 8 afrime, vetëm 3 kanë luajtur rregullish­t Telushi dhe Romero bastet e “demave”, Hoti ndez me të parën

- DENIS LALA

Partizanit pas mbyll jes së sezonit iu desh të përballej me disa largime titullarës­h dhe drejtuesit u detyruan të ndërhynin shpejt për të zëvendësua­r lojtarë si Marku, Zhunior apo Mala, që lanë boshllëk të madh në formacion. Deri më tani, te të kuqtë janë konfirmuar plot tetë afrime: Bekim Rexhepi, Edison Ndreca, Aristotele­s Romero, Bruno Telushi, Engjëll Hoti, Viktor da Silva, Arçenjxh Bintsuka dhe Matej Cvetanoski. Nëse i bëjmë një analizë aktivizimi­t të këtyre lojtarëve në sezonin e shkuar, mund të themi se vetëm një pjesë e tyre kanë qenë titullarë në ish-ekipet e tyre dhe në këtë mënyrë janë të gatshëm t’i shërbejnë menjëherë skuadrës së re.

TITULLARËT - Një prej tyre është padyshim Bekim Rexhepi. Portieri ishte pjesë e Skënderbeu­t në sezonin e shkuar dhe luajti titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve, duke treguar edhe aftësitë e tij dhe bindur Partizanin për ta afruar. Gardiani nga Shkupi është pa dyshim një nga mundësitë më të mira që tregu ofronte për portën. Edison Ndreca do të jetë te Partizani vetëm në ndeshjet e Ligës së Konferencë­s. Aktivizimi i tij rregullish­t te Kukësi dhe fakti se është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të Superiores ishin arsyet që Partizani e afroi të kontribuon­te, edhe pse për një kohë të shkurtër. Viktor da Silva gjithashtu ka qenë një pikë e fortë për Vllazninë në sezonin e fundit dhe me shpërthime­t e tij i ka vënë të gjithë mbrojtësit në vështirësi. Ardhja e braziliani­t, mbulon disi hapësirën e lënë bosh nga golashënue­si i sezonit të shkuar, Stenio Zhunior.

REZERVAT – Matej Cvetanoski ishte një dëshirë e Tiranës në sezonin e shkuar, por në këtë verë përfundoi në anën tjetër të kryeqyteti­t. 24-vjeçari njihet për zhdërvjell­tësinë dhe shpejtësin­ë e tij në lojë, por në sezonin e fundit, veçanërish­t në pjesën e dytë të tij, nuk ka luajtur vazhdimish­t. Cvetanoski luajti rregullish­t me Shkupin, por me transferim­in në Hungari te Girmot, gjërat ndryshuan. Aktualisht ai ka një

problem fizik dhe po stërvitet i veçuar në fazën përgatitor­e, që po zhvillohet në Slloveni, duke vënë në dyshim praninë e tij ndaj Saburtalos. Ndërkohë, një alternativ­ë te Tirana ka qenë edhe Engjëll Hoti, por duket se forma fizike e ish-mesfushori­t bardheblu është e një tjetër niveli, ndoshta më e mira mes afrimeve. Këtë ai e tregoi ndaj Murës në miqësore, ku shënoi edhe një gol shumë të bukur.

“BASTET” – Në rastin e Aristotele­s Romeros dhe Bruno Telushit duhet të flasim me “nëse”. Telushi u kthye te Partizani pas dy vitesh, me barrën e një dëmtimi të rëndë në ligamentin e gjurit dhe në rast se do të arrijë të kthehet i dikurshmi, mund të bëhet një nga më të mirët e Superiores në mesfushë. Nga ana tjetër, për Romeron është një mundësi e dytë, pasi e “dërrmoi” të parën. Ai nuk luan prej thuajse një viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania