Panorama Sport (Albania)

Adili ikën nga Vllaznia, sot pritet firma e Vulajt

Mbrojtësi largohet pas 2 vitesh e gjysmë: Kam dhënë gjithçka Sulmuesi i kombëtares malazeze, drejt zyrtarizim­it kuqeblu

- ADMIR URUÇI

Mevlan Adili refu zon rinovimin me Vllazninë dhe largohet nga Shkodra pas dy vitesh e gjysmë. Qendërmbro­jtësi nga Shkupi, ashtu siç kishte paralajmër­uar në numrin e djeshëm “Panorama Sport”, u kishte premtuar drejtuesve të klubit shkodran se do të kthente një përgjigje përfundimt­are për të ardhmen brenda 48 orëve të ardhshme. Kësisoj, në pasditen e së hënës, Adili doli me një njoftim në rrjetet sociale, duke konfirmuar largimin. Ai iu bashkua kuqebluve në janar të vitit 2020, ndërsa arriti të fitojë dy herë Kupën e Shqipërisë, madje duke qenë protagonis­t absolut në finalen e fundit me Laçin, ku shënoi golin e fitores. Në Superiore luajti 72 ndeshje me fanellën kuqeblu, ndërsa shënoi një gol. E ardhmja e Adilit tashmë duket e destinuar në vendet arabe, aty ku mësohet se ka marrë një ofertë, ndërsa Vllaznisë i prishen planet pasi i kanë mbetur vetëm dy qendërmbro­jtës: Shehi dhe Bulatoviç. “Faleminder­it Shkodër! Faleminder­it KF Vllaznia! I lumtur që i kam shërbyer këtij qyteti kaq të bukur, qytet me kulturë, art dhe traditë. Një qytet që jeton me sportin, sidomos me futbollin. Një popull që meriton gjithçka, sepse e bëjnë çdo gjë me zemër të bardhë dhe pa asnjë interes. Kudo që kam shkuar, nga dita e parë kam qenë shumë i respektuar dhe i nderuar, unë dhe familja ime, gjë që ma keni lehtësuar të bëj paraqitje të mira në fushë. I lumtur që isha pjesë e këtij grupi me djem dhe futbollist­ë të mrekullues­hëm, që ktheu entuziazmi­n që kishte munguar në këtë qytet dhe me fitimin e Kupës së Shqipërisë dy herë radhazi, ndryshuam çdo gjë. Sa të kem jetë, do të keni një vend të veçantë në zemrën time, sepse keni bërë shumë për mua dhe lutem çdo ditë nga zemra që ky qytet të ketë zhvillim ekonomik sa më të mirë. Ky popull të ketë jetë të mirë, të lumtur dhe pa probleme. Kurse klubit të Vllaznisë i dëshiroj çdo të mirë, sa më shumë trofe dhe paraqitje të mira në Europë, sepse kur Vllaznia është mirë, i gjithë qyteti buzëqesh. Vllaznia është amanet! Një gjë kam kuptuar, të luash për Vllazninë është përgjegjës­i e madhe, kurse të fitosh trofe me Vllazninë është sikur të lindësh për së dyti. Dëshmoj se për këtë klub dhe për këto ngjyra, gjithmonë kam dhënë maksimumin, ndonjëherë edhe më shumë. Kur jam vetvetja, ndihem shumë rehat. Unë nuk

jam perfekt dhe s’mund të jem, mirëpo gjithmonë kam qenë vetvetja. Ndonjëherë me gabime, ndonjëherë pa gabime. Kam mësuar nga gabimet e mia dhe duke qenë vetvetja, jam çuar në këmbë dhe të pamundurën e kam bërë të mundur për këtë qytet dhe për këtë ekip. Me shumë dashuri, i juaji Mevlan Adili”, citohej ndër të tjera

në mesazhin e 28-vjeçarit.

SULMUESI - Te Vllaznia kanë pritur që dje sulmuesi nga Tuzi, Kristjan Vulaj, të firmoste kontratën dhe të prezantohe­j zyrtarisht, por gjithçka është shtyrë për ditën e sotme. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshj­en, por në mungesë të menaxherit të Vulajt gjatë

ditës së hënë, palët kanë rënë dakord që firmosja të bëhet vetëm sot. Në Shkodër janë të bindur se nuk do të kenë një tjetër surprizë të pakëndshme, siç ka ndodhur më parë me lojtarë si Endrit Krasniqi, Engjëll Hoti dhe Nemanja Bosançiç, të cilët edhe pse kishin rënë dakord me klubin, në momentet e fundit kanë “dribluar”.

 ?? ?? Mevlan Adili duke festuar me tifozët shkodranë golin që i dha Vllaznisë fitoren ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë
Mevlan Adili duke festuar me tifozët shkodranë golin që i dha Vllaznisë fitoren ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania