Panorama Sport (Albania)

Laçi zhvendoset në Pogradec për minifazën

-

Laçi do të zhvendoset sot në qytetin e Pogradecit për të kryer një minifazë përgatitor­e në prag të ndeshjes së parë ndaj ekipit malazez, Iskra Danilovgra­d, që do të luhet më 7 korrik ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime në klub se skuadra do të jetë e grumbullua­r në qytetin liqenor deri pak ditë para takimit, duke shfrytëzua­r klimën e mirë të Pogradecit dhe fushën e stadiumit “Gjorgji Kyçyku” për të bërë stërvitje në kushte optimale. Deri më tani klubi bardhezi ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit të djathtë serb, Luka Cucin, ndërsa nga skuadra janë larguar emra si Alen Sherri, Aleksandar Ignjatoviç, Bashkim Velija, Ardit Deliu dhe Juljan Shehu. Trajneri Shpëtim Duro pret që skuadra të plotësohet brenda kësaj jave, pasi edhe koha në dispozicio­n është e vogël.

Laçi ka shumë nevojë për afrime veçanërish­t në repartin e mesfushës, aty ku janë larguar titullarë shumë të rëndësishë­m si Shehu dhe Deliu.

ARBITRAT – UEFA ka publikuar dje arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen e parë mes Laçit dhe Iskra Danilovgra­dit, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencë­s. Bëhet fjalë për një treshe nga Luksemburg­u me kryesor Alain Durieuks, ndërsa asistentë të tij do të jenë Joakim da Silva dhe David Mateus Santos. Arbitri kryesor, Durieuks, është 36-vjeçari që UEFA i ka besuar edhe ndeshje të grupeve në Ligën e Konferencë­s. Në edicionin e kaluar ai gjykoi takimin AZ Alkmar-cfr Kluzh, që përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit holandez, teksa nxori pesë herë nga xhepi kartonin e verdhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania