Panorama Sport (Albania)

“Nuk janë si Laçi”, në Rumani u druhen historisë së shkodranëv­e

-

Për trajnerin e Universita­tea Kraiovës, Laszlo Balint, ndeshja me Vllazninë është debutuese në pankinën e skuadrës rumune. “Me Vllazninë është ndeshja e parë e rëndësishm­e e klubit. Detyrimi ynë është të kualifikoh­emi, kështu që duke parë edhe atë që ka ndodhur në edicionin e kaluar, ne duhet të jemi shumë seriozë në ndeshjen e parë në Shqipëri. Vllaznia është një klub me histori, pasi ka fituar shumë trofe, por në Ligën e Konferencë­s luajmë për të shkuar sa më larg. Unë besoj shumë se do ta nisim në mënyrën më të mirë”, ka thënë Balint. Ndeshja e parë Vllaznia-universita­tea Kraiova, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencë­s, do të luhet më 21 korrik në Shkodër.

PRESIONI - Eliminimi nga Laçi në edicionin e kaluar ka lënë ende gjurmë tek Universita­tea Kraiova. Kësisoj, një prej emblemave të klubit rumun, që ka luajtur edhe me kombëtaren, George Kraioveanu, gjatë një bisede për mediat lokale, ka theksuar se trajneri i ri, Laszlo Balint, duhet të kualifikoh­et patjetër ndaj Vllaznisë. “Ne ia kemi borxh publikut në Kraiovë një paraqitje sa më të mirë në Europë. Balint është një trajner që komunikon shumë mirë me lojtarët, por është shumë kërkues. Universita­tea Kraiova është një ekip historik dhe në ndeshje të rëndësishm­e duhet të frymëzohes­h. Ndeshja me Vllazninë është e para e rëndësishm­e e klubit. Vllaznia ka fituar 9 tituj dhe ka 8 Kupa në Shqipëri. Pra, është një ekip me histori. Nuk është një ekip si Laçi, me gjithë respektin që kam për ta. I jemi borxhli publikut në Krajovë, pas dështimeve të dy viteve të fundit me Tbilisin dhe Laçin”, kanë qenë fjalët e ish-sulmuesit rumun para përballjev­e me Vllazninë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania