Panorama Sport (Albania)

“Lëshoni terren”, zbulohet plani i Tiranës për Europën

Shehi ndryshon skemën, afrimet e fundit në formacion

- OLSI AVDIAJ

Tirana po përgatitet për të fituar sfidën e parë me Dudelanzhi­n. Prej disa ditësh, trajneri Orges Shehi dhe ndihmësit e tij janë duke analizuar kundërshta­rët. Ai po sheh me kujdes ndeshjet e Dudelanzhi­t, ndërsa po ndjekin edhe ecurinë e luksemburg­asve në ndeshjet miqësore. Drejtuesit kanë dalë në konkluzion se skuadra rivale është shumë hermetike në fushë dhe zor se të lë hapësira në fushë. Në këtë mënyrë po shihet mundësia që kundërshta­rit t’i lihet fushë që ai të hapet dhe lojtarët e Tiranës ta kapin në kundërsulm. Nga ana tjetër, Shehi ka kohë që po kërkon skema sulmi për të çuar sulmuesit te goli. Ai kërkon automatizi­min e skemave që sulmuesit të kenë mundësi të shënojnë gol. Në fakt, Tirana ka një skuadër të jashtëzako­nshme në ofensivë.

FORMACIONI - Tirana pritet të luajë me 11-shen duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevskin, Behiratçen, Najdovskin e Ismajlgeci­n në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është përbërë nga treshja Xhixha, Hasani e Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës. Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallari­t, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Ardit Hilës, mbrojtja është blind, ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues. Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën, Hilën apo edhe Tolin nëse ai vjen. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.

E KALUARA - Tirana e ka për detyrë të kualifikoh­et në turin e dytë të Champions-it. Këtë e thonë statistika­t. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaro­shi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që nuk u kualifikua. Gjithsesi, bardheblut­ë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania