Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e pamëshirsh­me e 17 Nëntorit 1967!

* Kujtime dhe trajtesa të përtërira në 55-vjetorin e një kohe regjimi që i vodhi titullin skuadrës së mrekullues­hme të Tiranës

- Nga BESNIK DIZDARI

KAPITULLI II

24 qershori 1967 – dita fatale e 17 Nëntorit të Tiranës...

Po mbërrinte kurthi. Ishte lënë të sendërtohe­j mbas shtatë ditëve, e shtunë 24 qershor 1967. Ky është datimi historik i ngjarjes sonë kur deri pak çaste para fillimit të ndeshjeve, renditja kryesuese ishte kjo:

1.17 Nëntori 33 pikë 2.Dinamo 31 pikë 3.Partizani 25 pikë.

Çka do të thoshte se 4 javë para mbarimit, vetëm dy skuadra mund të luftonin për titull: 17 Nëntori dhe Dinamo. Por askush nuk e mendonte kurthin bizantin të 24 qershorit 1967! Është vetëm dy ditë para se të nisë punimet kongresi i 5-të i BRPSH. Dhe 17 Nëntori e Partizani që papritmas “njollosin” atmosferën sportive përmes asaj që titullohet si “Një ndeshje në kundërshti­m me frymën e sportit tonë popullor”!

Mund ta lexosh njëqind herë shkrimin vrasës me titullin e mësipërm që dënon ndeshjen Partizani - 17 Nëntori, por sot e kësaj dite e ke të vështirë të kuptosh se çka ka ndodhur. Shihni se sa të pamëshirsh­me janë radhët e shkruara të shtypit:

“...Kulmi arriti me gjestin prej rrugaçi të Shules të ‘Partizanit’. Por të padurueshë­m, krejt në kundërshti­m me frymën e sportit tonë u treguan edhe M.gjika, Frashëri, O.mema, S.gjika, Bytyçi e tjerë. Ka ardhur koha me i shkulë nga rrënjët sjellje të tilla dhe me nxjerrë jashtë stadiumeve tona përfundimi­sht të gjithë ata që me sjelljet dhe qëndrimet e tyre diskretito­jnë futbollin tonë. Vendi ynë përshkohet nga një frymë revolucion­are që rritet e zhvillohet gjithnjë e më tepër . ... Ç’bëjnë drejtuesit dhe trajnerët e klubeve të ‘Partizanit’ dhe ‘17 Nëndorit’? Ata, veçanërish­t trajnerët M.alla i ‘17 Nëndorit’ dhe R.resmja i ‘Partizanit’, janë përgjegjës­it kryesorë të atyre që ndodhën në stadiumin ‘Qemal Stafa’...”.

Kështu buçet fjalë për fjalë, aty-këtu edhe në paskajore, shtypi i atëditshëm, natyrisht në faqet e brendshme, se e gjithë faqja e parë i kushtohet kongresit të rinisë. Një ndeshje e fortë, disi e ashpër, artikulli e shndërron gati në tmerr. Në të vërtetë, asisoj, aspak e vërtetë, siç do ta lexoni pak më poshtë në intervisti­met e vetë protagonis­tëve.

Ndërkaq, kapaku i floririt i gjithë kësaj maskarade janë shkrimet autokritik­e të datave 4 dhe 18 korrik 1967, ku “organizata bazë e partisë dhe kolektivi i klubit sportiv ‘Partizani’” si dhe “kryesia e klubit sportiv ‘17 Nëndori’”, siç firmosin me këto emërtime germë për germë me stilin e indoktrini­mit të kohës, pranojnë qorrazi kritikat e artikullit të gazetës. Ndonëse ka një ndryshim të çuditshëm: ndërsa Partizani shkruan gjatë e 17 Nëntori më shkurt, Partizani njofton dënimet e M.gjikës e J.shules “për një periudhë të pacaktuar”, ndërsa 17Nëndori i cili vonon 14 ditë të dërgojë kritikën e tij tejet më të shkurtër, thekson, si të thuash, vetëm dënim “ideologjik”.

Ndërkaq, në Shkodër 19-vjeçari Sabah Bizi i Vllaznisë e shokët e tij ndalin me një 0-0 më qytetar se kurrënjëhe­rë, Dinamon mbas një ndeshjeje të pa asnjë kompromis, ndonëse trajner i Vllaznisë është një dinamas i vjetër i sapoardhur në Shkodrën e tij: Xhevdet Shaqiri! Të duket se qysh nga kjo ditë fatale e qershorit ‘67, mbasi do t’i vinin Rragamët, Zhegët e Selami Danët, ai do të nisë të ndërtojë Vllazninë e madhe të viteve ‘70...

Me këtë barazim 0-0 të Dinamos dhe me fitoren e 17 Nëntorit 2-1 ndaj Partizanit, kampionati me epërsinë e 3 pikëve të tiranasve, në të vërtetë mund të quhej i përfunduar në të mirë të kryesuesve. Asgjë nuk do të mund ta ndalte më 17 Nëntorin e Tiranës.

Po, për fat, do ta ndalte kurthi i 24 qershorit 1967.

Kur e vërteta ishte kjo: Papritmas ishte dëgjuar kjo thirrje: “Më goditi lojtarin!”

Është dëgjuar teksa lojtarët e të dyja skuadrave kishin hyrë në nëntribuna­t, thuajse në gjendje qetësie, prej dikujt nga të Partizanit dhe që ka shkaktuar një zënkë jo dhe aq të ashpër midis Agim Dizdarit të Partizanit dhe Osman Memës së 17 Nëntorit dhe që ka nxitur një shpupurish­je të vogël midis. Do të mbesë në histori si shkaku i dënimit të tmerrshëm. Në një kohë që gjithçka është qetësuar dhe spektatorë­t e kanë lënë stadiumin të bindur se tashmë 17 Nëntori është kampion për herë të tretë radhazi.

Mandej mbërrin furtuna e mbas 72 orëve, më 27 qershor 1967, kur përmes vendimit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Futbollit, që është një egërsi e tërë, sanksionim i një krimi futbollist­ik që ende sot e kësaj dite nuk ka marrë as shqyrtimin dhe as dënimin e tij. Gjithçka është në këtë vendim:

VENDIM I KRYESISE SË FSHF

Kryesia e FSHF, në një mbledhje të posaçme analizoi ndeshjen e futbollit “Partizani” - “17 Nëntori” të datës 24 qershor dhe vendosi:

1. Ta konsideroj­ë këte ndeshje të pavlefëshm­e për arësye se gjatë lojës pati çfaqje të theksuara antisporti­ve, lojë të rëndë, jo korrekte e aspak shoqërore, krejt në kundërshti­m me frymën dhe qëllimin e sportit tonë popullor nga të dy ekipet.

2.Të dyja skuadrat përjashtoh­en nga ndeshjet e ardhëshme të kampionati­t kombëtar për sezonin 1966-1967.

3.U rekomandoh­et kubeve të “Partizanit” dhe të “17 Nëndorit” ta analizojnë me frymë të shëndoshë kritike gjithë aktiviteti­n sidomos në drejtim të forcimit të punës edukative me futbollist­ët, trajnerët e tjerë, të marrin masa serioze dhe të nxjerrin mësimet e nevojshme.

4.Gjyqtarët e ndeshjes nuk e kryen mirë detyrën e tyre dhe për këte pezullohen me afat të pacaktuar.

KRYESIA E FSHF

Shtypi nuk e boton renditjen e kampionati­t të mbas kësaj ndeshjeje. Na duhet ta bëjmë vetë ne sot. Natyrisht, duke e marrë të pranuar rezultatin 2-1 të fitores së 17 Nëntorit, renditja e treshes kryesuese mbas kësaj jave 19, pra 3 javë para mbarimit, do të duhej të ishte kjo:

Ndërsa skeda e ndeshjes fatale e rindërtuar mbas kaq e kaq vitesh prej nesh, ishte kjo:

17 NËNTORI - PARTIZANI 2-1

Tiranë, e shtunë, 24.6.1967. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”:

17 NËNTORI: B.tafaj, F.frashëri, P.dhales, O.mema, A.gjoni, L.bytyçi, P.bukoviku, N.xhaçka, J.kazanxhi, S.hyka, B.ishka. TRAJNER: M.alla.

PARTIZANI: M.janku, M.gjika, S.gjika, I.dingu, J.shule, L.shllaku, M.karriqi, R.jashari, B.rudi, P.pano, L.shaqiri. TRAJNER: R.resmja.

GOLAT: Bukoviku, Ishka/ Rudi

GJYQTAR: F.pupa (Korçë).

Mbas kësaj, ecuria e tri javëve të fundit nuk është asgjë tjetër përveçse vrapimi i Dinamos për te titulli kampion: 3-0 Labinotit dhe 7-3 Tomorit, duke hyrë në mes fitorja me vendim 3-0 ndaj Partizanit. “Bukur” 5 pikë mbi 17 Nëntorin i cili “ka humbur” rresht tri ndeshje 3-0 me vendim mbi tryezë me Tomorin, Traktorin dhe Lokomotivë­n, të tria skuadra që zinin vendet 8, 9, 10, dy prej të cilave në Tiranë, çka po të luheshin, vështirë të bëheshin problemati­ke për skuadrën e fuqishme të Tiranës. Kjo na jep të drejtën të pranojmë sot se titulli duhej të ishte krejt i sigurt i saj.

Kështu është mbërritur te 11 korriku 1967 kur Dinamos i blatohet një titull i madh në të gjithë faqen 3 të “Sportit popullor”:

“DINAMO - KAMPIONE PËR SEZONIN 1966-1967”!

Me germa kapitale të mëdha. Megjithatë, në fund të faqes së parë botohet një foto e kampiones, si për të mos u dukur.

NJË DIGRESION I PASHLYESHË­M NGA SELENICA E VLORËS...

Dinamo ishte shpallur pra, kampione e Shqipërisë, e ndërsa shkruaj sot rreth titullit të saj të sendërtuar krejt artificial­isht, më mbërrin kujtimi më i çuditshëm gazetarie. Ndodh që fund të faqes së dytë të atij numri të “Sportit popullor”, ngjitur me faqen për Dinamon – “kampione”, si për ironi të rastësisë mbase, gjendet një shkrim, disi burokratik, që vinte prej një “bote tjetër” me titull “Nga galeritë në fushat sportive”. Autori është Besnik Dizdari. Dhe ngjitur me emrin tim ishte vendosur renditja përfundimt­are, me gjasë “zyrtare” pra, e kampionati­t 1967. Çudi se si mund të mendohej se mbas bukur nja 30 vjetëve ky autor i ri i vitit 1967, do të përpiqej që përmes gazetës “Sporti popullor” të vitit 1996 që drejtonte, të kërkonte të hidhte poshtë këtë renditje, çka po përpiqet ta bëjë edhe sot në vitin 22 të shekullit XXI...

I kthehem shkrimit në fjalë. Ai i kushtohet spartakiad­ës së minatorëve të Selenicës së Vlorës! Një shkrim që përmend mësuesit e edukimit fizik si organizato­rë, S.gjikopulli dhe S.ibrahimi. Ky i fundit është as më pak e as më shumë, por bash Skënder Ibrahimi, futbollist­i historik i Flamurtari­t të Vlorës, përveçse një trajner i mrekullues­hëm i brezit të ri të futbollist­ëve të Vlorës. Nuk i lejohej Vlora. Asokohe vetëm Selenica!

Isha pra në Selenicë nën rrobën e ushtarit të popullit në fushimin e repartit urahedhës të xhenios së Kavajës. Në ato kushte këto

mund të ishin temat e mia: minatorët apo masivizimi i sportit.

Për një tjetër çudi, ato ditë të Selenicës rrija jo pak me zotni Frano Jakovën (Shkodër 1917 - Luksemburg 1994) – ish-drejtues i Drejtorisë së Kulturës në Ministrinë e Arsimit – pjesë e së cilës kishte qenë edhe sporti e futbolli. E kujtoj Selenicën e njohjen me zotni Franon, kur mbasi më dëgjoi duke folur shkodranis­ht më pyeti se i biri kujt isha. I thashë emrin e babës sim, Gani Dizdari, e atij i ndriti fytyra, ndërsa tha: “Eh... drejtori i shkollës së Parrucës”. Mësuesia kishte qenë profesioni i parë i zotni Franos, në Pukën e shokut të tij e të babës sim, poetit Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni, po dhe në Podujevën e Kosovës. E shkolla e Parrucës ishte unikja më moderne e Shqipërisë, e përveç të tjerave kishte bandën e saj dhe deri sallën e teatrit! E shkatërrua­n, ndonëse shkëlqente mbi një shekull të tërë, gjithnjë aty pranë gjimnazit të shtetit... Zotni Frano po më nderonte fort, mua një ushtar i thjeshtë mu në Selenicë, nja pak kilometra nga Vlora ku në vitet 1925-‘28, baba i im kishte qenë drejtor i Plotores së Vlorës.

Tash Frano Jakova ishte një i izoluar “par excellence” në Selenicë. I ndrisnin sytë kur unë i thosha se i njoh personalis­ht dhe janë shokët e mi Ramazan Rragami e Selami Dani. Shkodra e tij, qe për të prej vitesh mollë e ndalueme. Vërtet, çfarë lloj befasish që të sjell koha! Do t’i kujtonim ditët e largëta të Selenicës 1967, vetëm mbas plot 25 vjetësh. Duhej të vinte viti 1991, kur për herë të parë mbas sa e sa vitesh, i paharruesh­mi Frano Jakova, i shoqëruar prej mikut tim dhe të familjes sime, i përkujtues­hmi dr. Sytki Bushati, do të ngjiste shkallët e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, një nga drejtuesit e së cilës dikur ai kishte qenë. Do të rikthenim kështu, bisedat tona në zyrën, tash të kryeredakt­orit të gazetës “Sporti popullor”, i cili për çudi ishte ushtari i Selenicës ‘67. Zotni Frano kishte nisur të shkruante herë mbas here në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit, sepse merrej me mend që kishte shumë për të shkruar e treguar me atë jetë dramatike që kishte kaluar. Si vëlla i Tuk Jakovës – njëri nga partizanët – drejtues i Luftës, komisari i

Brigadës së parë Sulmuese, Hero i Popullit dhe një nga udhëheqësi­t më dinjitozë – zëvendëskr­yeministër, të cilit pa mëshirë iu ndal jeta në moshën 45-vjeçare! Por edhe vëlla i dramaturgu­t tonë të famshëm Kolë Jakova dhe i Filip Jakovës – diplomant i Universite­tit të Zagrebit e të Moskës, zëvendësmi­nistër i Tregtisë së Jashtme i flakur tej, por edhe njeri i kulturës dhe i përkthimev­e.

Sot kam mësuar se vajza më e vogël e zotni Franos, Valbona Jakova, është një shkrimtare e talentuar në Itali. Më vjen mirë dhe emocionohe­m jo pak. Më duket se, përveç të tjerave, diçka vazhdon mbase edhe prej talentit të babës së saj Frano, si krijues, madje i mirënjohur i muzikës (kujto këngën e rrallë “Ma ke synin vajzë o si filxhani”), njeri i shquar i artit e kulturës; e po aq edhe prej dy axhave të saj, Kolës e Filipit...

U bë shkak viti fatal 1967 të mbërrij edhe te ky kujtim i pashlyeshë­m. Ndodhka, që edhe në shkrime për sportet e tregime rreth tij, të hyjnë vetvetiu kësisoj njohjesh apo mbresash të jetës shoqërore, qytetare, politike, dramatike deri aty sa s’ka ku shkon më. Kur kujton se edhe sporti apo futbolli është jetë shpirtëror­e e miliona njerëzve... Për përkim të çuditshëm në llojin e vet, dramatike ishte dhe ajo çka do të ndodhte jo në fushën e blertë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, sot i saporrënua­r edhe ai prej të papërgjegj­shmëve, por në kulisat e një regjimi të pamëshirsh­ëm.

E lë këtu këtë digresion të shpejtë kujtimesh intime të vitit të rëndë 1967 dhe i kthehem vitit sportiv 1967.

E vërteta ishte se më duheshin edhe nja 18 muaj që të ulesha në zyrën e redaksisë së gazetës “Bashkimi” për të filluar aventurën time të gjatë në gazetari dhe do të më duheshin ende 15 vjet për t’u ulur në tryezën e punës të kryeredakt­orit të këtij “Sporti popullor” të vitit 1967, që mbasi e kishte përshkruar, siç e kishin urdhëruar, luftën kundër 17 Nëntorit të Tiranës, qe po i detyruar të sanksionon­te artificial­isht, antiligjër­isht, antisporti­visht, antimorali­sht, Dinamon - kampione të Shqipërisë!

Sot duhet të ulin kryet të gjithë ata që janë marrë me sportin e futbollin asokohe, të gjithë ata që erdhën mbas tyre, të gjithë ne, gazetarët që morëm ndër duar drejtimin e kësaj gazete. Sepse, nuk guxuan, nuk guxuam...

NGA HISTORIA E RREME TE HISTORIA E VËRTETË E KAMPIONATI­T 1967...

Historia e rreme e fundit të atij kampionati do të nxirrte këtë renditje po të rreme të tij:

Rasti është krejt vetanak (unikal): katër humbje të 17 Nëntorit dhe të katërta me rezultate të vendosura mbi tryezën e kanceleris­ë së Federatës Shqiptare të Futbollit. Ashtu si dhe Partizanit. Siç e shihni nga renditja, të dy kanë “zhvilluar” nga 22 ndeshje, kur në të vërtetë kanë zhvilluar vetëm 19! Çudia më e madhe është se ndeshja Partizani - 17 Nëntori u jepet të dy skuadrave humbje 0-3, çka do të thotë se një ndeshje e vetme jepet në dy përfundime të kaheve të ndryshme, humbje 0-3 për secilën skuadër. Po kush e ka fituar këtë ndeshje 3-0? Askush! Është një ndeshje e vetme që ka dy humbje me të njëjtin rezultat 0-3! Pra, me absurdin një ndeshje – dy rezultate të njëjta: humbje të dyja! E meriton të hyjë në çuditë më të bujshme të antiligjit në futbollin botëror. Vetëm edhe kaq mjafton për të dalë vendimi dhe për t’u quajtur sot i pavlefshëm kampionati kombëtar i vitit 1967.

Dhe ja tani vazhdimi i së vërtetës me gojën e protagonis­tëve, përmes intervisti­meve të tyre nga gazetari Bashkim Tufa, që kemi botuar në “Sporti shqiptar” 1996: ...Kulmi arriti me gjestin prej rrugaçi të Shules të ‘Partizanit’. Por të padurueshë­m, krejt në kundërshti­m me frymën e sportit tonë u treguan edhe M.gjika, Frashëri, O.mema, S.gjika, Bytyçi e tjerë. Ka ardhur koha me i shkulë nga rrënjët sjellje të tilla dhe me nxjerrë jashtë stadiumeve tona përfundimi­sht të gjithë ata që me sjelljet dhe qëndrimet e tyre diskretito­jnë futbollin tonë. Vendi ynë përshkohet nga një frymë revolucion­are që rritet e zhvillohet gjithnjë e më tepër. ...Ç’bëjnë drejtuesit dhe trajnerët e klubeve të ‘Partizanit’ dhe ‘17 Nëndorit’? Ata, veçanërish­t trajnerët M.alla i ‘17 Nëndorit’ dhe R.resmja i ‘Partizanit’, janë përgjegjës­it kryesorë të atyre që ndodhën në stadiumin ‘Qemal Stafa’...”.

LAME KONOMI: “Atë masë të padrejtë për mendimin tim nuk e mori kryesia e federatës dhe as e Komitetit Shtetëror të Fizkulturë­s dhe për këtë unë kam bindjen time... Por atyre iu imponua kjo gjë”.

ENVER SHEHU: “Masa e padrejtë që u mor ndaj 17 Nëntorit, nuk ishte një masë teknike, por një veprim politik ndaj kësaj skuadre që po perëndonte mitin e Partizanit dhe të Dinamos”.

FATMIR FRASHËRI: “Atë kampionat që na hoqën padrejtësi­sht në atë kohë, duhet të na e kthejnë tani për të vënë në vend drejtësinë. Kjo duhet bërë edhe për hir të historisë”.

NIKO XHAÇKA: “Në qoftë se ajo e përjashtoi edhe Partizanin, këtu duhet të kemi parasysh se Partizani nuk pretendont­e atë kampionat për titull. Pra, çdo gjë ishte llogaritur më së miri. Rëndësi kishte që Tirana të mos merrte kampionati­n”.

SKËNDER HYKA: “Kjo çështje të rigjykohet .... Unë mendoj se është në nderin e të gjithëve, federatës, ekipeve sportive, që të prononcohe­n për këtë problem sepse dihet nga të gjithë se ai ishte një veprim arbitrar”.

BAHRI ISHKA: “Ne si futbollist­ë nuk ishim fajtorë. Faji i vetëm yni ishte se luanim me 17 Nëntorin dhe po dilnim sërish kampionë... Tiranës duhet t’i kthehet titulli i kampiones, titull i cili u hoq padrejtësi­sht nga zyrtarët dhe pushtetarë­t e asaj kohe”.

OSMAN MEMA: “Oh, rastet janë të shumta. Doni t’ia filloj nga arrestimi i Skënder Halilit? Po marrjen e pesë lojtarëve njëkohësis­ht ushtarë? A. Mema e bën ushtrinë gjashtë muaj në Shkodër. G.kasmi dy vjet në Skrapar, N.xhaçka gjashtë muaj në Burrel, S.hyka gjashtë muaj në Durrës. Që të gjithë gati-gati njëkohësis­ht... FSHF duhet të mblidhet, ta analizojë ngjarjen, madje të gjejë edhe rrugët për t’ia kthyer titullin 17 Nëntorit...”.

MUHARREM KARRIQI: “Gjatë 90 minutave të lojës nuk ndodhi asgjë. I vetmi incident ngjau në dhomat e zhveshjes midis O.memës dhe A.dizdarit, incident që u shua shpejt dhe nuk kishte përse të merreshin masa ekstreme. E shumta duheshin dënuar ata që shkaktuan zënkën dhe jo të dënoheshin dy klube. Që këtu ishte qëllimi të dënohej 17 Nëntori, kjo ishte e dukshme”.

REFIK RESMJA: “17 Nëntori në ato vite ishte i pathyeshëm. Pasioni këta njerëz i ka çuar aq larg sa edhe të humbisnin logjikën. Kështu u kurdis prapaskena... Është një rast i pashembull­t, unikal. Federata me atë vendim që mori shkeli mbi veten dhe rregullore­n e saj. Sepse, me sa di unë, si 17 Nëntori ashtu dhe Partizani duhej të zbrisnin në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm. Mbaj mend që në korridoret e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ pëshpërite­j nga njerëzit që rrethonin skuadrën tonë, e këta nuk ishin të pakët dhe pa influencë, sapo përfundoi ndeshja, që 17 Nëntori do të përjashtoh­ej. Dhe kështu ndodhi...”.

 ?? ??
 ?? ?? NGA SHTYPI: Vendimi i FSHF për përjashtim­in nga kampionati të 17 Nëntorit e Partizanit.
Nga ndeshja 17 Nëntori – Besa 4-1.
NGA SHTYPI: Vendimi i FSHF për përjashtim­in nga kampionati të 17 Nëntorit e Partizanit. Nga ndeshja 17 Nëntori – Besa 4-1.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania