Panorama Sport (Albania)

Egnatia firmos me Fangajn, “blindon” edhe krahun e djathtë

Vjen mbrojtësi që e donte edhe Teuta e Flamurtari, zyrtarizoh­et Hyseni

-

Abdurraman Fangaj është lojtari më i ri i Egnatias. Edhe pse mbrojtësi i djathtë shkodran u përfol për një kalim të mundshëm te Teuta ose Flamurtari pas largimit nga Vllaznia, në fund është bindur nga oferta që i kanë bërë drejtuesit e klubit rrogozhina­s. Dje lojtari 24-vjeçar ka takuar presidenti­n Agim Demrozi dhe ka firmosur kontratën. “Klub futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj­ë kontratë 2-vjeçare me mbrojtësin e djathtë, Abdurraman Fangaj. Shkodrani vjen pas dy sezoneve me skuadrën e Vllaznisë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, citohej në njoftimin e klubit rrogozhina­s. Në total numri i afrimeve ka shkuar në gjashtë futbollist­ë dhe në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime, për të plotësuar ekipin. Fillimisht kanë firmosur emra si Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Nehar Sadiki dhe gjatë ditës së djeshme Fangaj dhe mesfushori beratas, Erald Hyseni, i cili ka qenë pjesë e Besës në dy sezonet e fundit. Për këtë të fundit, klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, citonte: “Egnatia njofton se ka arritur të firmosë për tri vite me mesfushori­n Erald Hyseni. Beratasi, pasi ka kryer vizitat mjekësore, ka firmosur kontratën në prani të presidenti­t Agim Demrozi”. Ndërkohë, me afrimin e Fangajt, që luan në krahun e djathtë, duket se është kompletuar mbrojtja, pasi më parë klubi kishte firmosur me lojtarin e krahut të majtë, Musta, si dhe qendërmbro­jtësin e ardhur nga Maqedonia e Veriut, Sadiki. Klubi është vënë në kërkim edhe të një tjetër qendërmbro­jtësi, ndërsa pret që t’i bashkohet Renato Malota pas angazhimit në Europë me skuadrën e Laçit. Sa i përket portës, mund të quhet e blinduar tashmë, pasi përveç Bruno Pujës, i cili luajti titullar në sezonin e fundit, është afruar edhe shkodrani Alen Sherri, teksa

konkurrenc­a për një vend do të jetë e madhe. Trajneri Edlir Tetova ka planifikua­r që skuadra të nisë stërvitjet më 4 korrik, ndërsa deri në këtë datë mendohet se skuadra do të jetë e kompletuar dhe faza përgatitor­e do të bëhet e plotë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania