Panorama Sport (Albania)

Bylisi 50 vjeç, Kapllanaj ankohet për bashkinë

Vit jubilar për themelimin e klubit ballshiot, presidenti: S’kemi marrë asnjë financim

-

Në Ballsh e kanë marrë me shumë seriozitet rikthimin e skuadrës në Kategorinë Superiore, teksa drejtuesit i kanë idetë të qarta për atë që duhet të bëjnë, në mënyrë që prezantimi të jetë sa më dinjitoz. Për më tepër që ky është një vit jubilar, pasi më 14 korrik, klubi i Bylisit mbush 50 vjeç që nga themelimi tij. Në Ballsh duket se kanë ndezur motorët, por gjithsesi në këtë situatë nuk mund të mungojnë as problemati­kat. Presidenti Besnik Kapllanaj ka rikthyer në skenë shqetësimi­n për financimet e munguara nga Bashkia e Mallakastr­ës për klubin e futbollit. “Klubi i Bylisit nuk merr më asnjë financim. Pra, 0 lekë nga Bashkia e Mallakastr­ës dhe ky është pa dyshim një rast unik në Shqipëri. Shpresojmë shumë që të bëhet diçka realisht me ligjin e sponsorizi­mit, sepse çdo vit që kalon investimet për ne si privatë vazhdojnë e firojnë. Jam një president që kam 17 vite që udhëheq klubin e Bylisit me familjen time, - ka thënë dje Kapllanaj për “Top Channel”,

ndërsa u ndal edhe tek objektivat e Bylisit pas rikthimit në Superiore. - Ekipet e vogla në letër janë më pak të favorizuar­a dhe për këtë duhet angazhim maksimal. Objektivi ynë më i rëndësishë­m është që të futemi me këmbë në tokë dhe të kërkojmë qëndrimin në Superiore”.

MERKATO - Bylisi nuk ka konfirmuar ende asnjë afrim nga merkatoja e verës. Nga sa bëhet e ditur, skuadra po sheh për elementë cilësorë vendës dhe të huaj. Presidenti Kapllanaj

po negocion që në skuadër të sjellë futbollist­ë cilësorë. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit tregojnë se pritet që të mbërrijnë katër lojtarë nga tregu i huaj në ditët e ardhshme, të cilët do të kompletojn­ë skuadrën e drejtuar nga Jeton Beqiri. Drejtuesit janë të rezervuar për të dhënë emra, por nga ana tjetër, kanë bindjen se bëhen fjalë për lojtarë që pritet të bëjnë diferencën dhe t’i japin tjetër pamje skuadrës mallakastr­iote.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania