Panorama Sport (Albania)

Teuta e re, 16 lojtarë janë të sigurt për... momentin

Trajneri Renato Arapi po pret përforcime­t

-

Teuta e sezonit 2022-2023 do të ketë pak lidhje me atë që mbylli kampionati­n e fundit. Prej ditësh “Panorama Sport” ka paralajmër­uar revolucion­in që pritet të ndodhë në klub. Shenjat e para janë dhënë, teksa nga skuadra është larguar një numër i madh futbollist­ësh. Drejtuesit e kanë të qartë se fokusimi i tyre do të jetë elementi i ri premtues, që kërkon të afirmohet në Superiore dhe klubi durrsak mund të përfitojë në të ardhmen nga shitja e tyre. Skuadra vjen nga një sezon i dështuar dhe grupi duhet ribërë, por natyrisht duke mbajtur një pjesë dërrmuese të titullarëv­e, që nisin me Qirkon në portë, Idrizajn, Jazxhiun, Qaqin dhe Kotobellin në mbrojtje, Emiliano Vilën dhe Ledio Beqjen në mesfushë, për të vazhduar me sulmin, aty ku Lorenco Vila dhe Rubin Hebaj pritet të mbajnë peshën kryesore. Aktualisht janë 16 lojtarë nën kontratë me Teutën, duke marrë të mirëqenë këtu edhe mesfushori­n shkodran, Uheid Hoxha, i cili ka arritur marrëveshj­en me klubin dhe pritet të prezantohe­t zyrtarisht më 4 korrik. Në një situatë të tillë, Arapit i duhet të rinisë thuajse gjithçka nga fillimi, ku përforcime­t në mbrojtje do të jenë parësore, diçka që e ka përmendur edhe vetë trajneri. Edhe pse nga ky repart kanë mbetur më shumë lojtarë nga sezoni i kaluar, do të kërkohet që të afrohen të paktën edhe 2-3 mbrojtës, të cilët mund të mbajnë peshë në skuadër. Kreu i pankinës pret përforcime­t e nevojshme dhe deri në prag të fillimit të kampionati­t ato mund të jenë në total deri në 9 afrime. Drejtuesit durrsakë janë fokusuar tek elementi i ri, por duke mos hequr dorë edhe nga ndonjë futbollist me eksperienc­ë në Superiore, që tashmë është i lirë dhe kësisoj mund të firmosë për “djemtë e detit”.

LARGIMET

Me mbylljen e sezonit 20212022, nga Teuta nisën të largoheshi­n emra shumë të rëndësishë­m. I pari ishte sulmuesi Sebino Plaku, i cili tërhoq nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Më pas iku Albano Aleksi, Bllagoja Todorovski, Filip Ivanoviç, Reuben Akuah, Florent Avdyli, Ergys Peposhi, Klejdi Daci, Jahmir Hyka dhe Asion Daja. Ndërsa braziliani Xhekson Ferreira është prej disa muajsh i dëmtuar dhe kontrata me klubin durrsak i ka përfunduar, kështu që edhe ai nuk është në plane, teksa mund t’i nënshtrohe­t edhe operacioni­t. Për Peposhin dhe Dacin që ishin në huazim, të dy do të kthehen te Kukësi, ndërsa për Hykën dhe Dajën që u përfundoi kontrata, shanset që Teuta t’u ofroi rinovimin janë të pakta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania