Panorama Sport (Albania)

Qetësohen te Flamurtari, Idrizi jep pëlqimin për 10 titullarë

- ERMAL SIKA

Qetësohen te Flamurtari. Klubi është drejt rikonfirmi­mit të grupit që ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë klubit se administra­tori Sinan Idrizi ka dhënë pëlqimin për qëndrimin e pjesës më të madhe të grupit të lojtarëve. Orët e fundit ai ka konfirmuar se pjesa më e madhe e tyre do të mbeten pjesë e kuqezinjve për sezonin 2022-2023. Nga sot pritet që të ketë zhvillime më konkrete. Drejtuesit do të ulen me titullarët për të negociuar dhe konkluduar marrëveshj­et e reja. Në klub ka një listë të hartuar nga vetë Sinan Idrizi për lojtarët me të cilët kërkon vijimin e bashkëpuni­mit. Është thuajse boshti i skuadrës që sipas planit qëndron. Ajo kryesohet nga portieri Shpëtim Moçka, për të vijuar me lezhjanin Ditmar Bicaj. Pjesë e rëndësishm­e e projektit edhe kapiteni Andi Ribaj, duke shtuar këtu shkodranët Olsi Gocaj, Behar Ramadani dhe Denis Pjeshka. Gjithashtu, qëndrimin të sigurt e ka edhe kavajasi Alked Çelhaka. Nga lojtarët e huaj, i vetmi që pritet të rikonfirmo­het është Indio Oliviera. Të paktën për momentin, pasi mund të mos ketë akord. Janë thuajse të ikur dy brazilianë­t e tjerë, Quitera Gomes Cabral Nicholas dhe Marques Perdosa Joao Pedro. Për ta vështirë të ketë hapësira në skuadrën e re. Burimet bëjnë me dije se pjesë e listës së lojtarëve që qëndrojnë janë edhe dy vlonjatët Mateo Qarri dhe Gesti Diamanti, të cilët shikohen si bazë për të ardhmen.

ÇËSHTJA E PANKINËS

Gjasat janë që bashkë me pjesën më të madhe të grupit të rikonfirmo­het edhe trajneri Dritan Resuli. Më mbërritjen e Sinan Idrizit nga Turqia, këtë javë do t’i jepet drejtim edhe çështjes së trajnerit. Gjasat janë të shumta që të vijohet me Resulin. “Trajneri erdhi, e takova, i thashë ato që kisha për t’i thënë. E pres tani të vijë të më kthejë përgjigje. Me t’u kthyer nga Turqia, do të zgjidhim çështjen e trajnerit. Besoj se ka punuar, me sa kam marrë vesh, në drejtim të atyre që i kam kërkuar. Do takohemi prapë sapo unë të vij në Vlorë”, u shpreh pak ditë më parë për gazetën Idrizi. E megjithatë, nuk ka një emër për zëvendësim­in e Resulit, ndaj dhe peshorja anon më shumë drejt rikonfirmi­mit në krye të stolit të vlonjatit.

“NGEC” MERKATOJA

I vetmi lojtar në ardhje për të cilin flasin me bindje në klub se është mbyllur marrëveshj­a është Sokol Neziri. Mbrojtësi i djathtë që e mbylli sezonin në Krujë te Kastrioti, pritet që të mbërrijë në Vlorë për të firmosur në ditët në vazhdim. Bie pista e Abdurraman Fangajt, ndonëse deri një muaj më parë ishte thuajse i kuqezinjve. Mbrojtësi shkodran pritej në Vlorë, por orët e fundit zgjodhi Egnatian. Megjithatë, te Flamurtari presin disa lojtarë të tjerë. Mes tyre janë edhe pesë të huaj, konkretish­t tre brazilianë dhe dy afrikanë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania