Panorama Sport (Albania)

Memelli takon Takajn, firma “peng” i kushteve

Kërkon që të ndërtohet ekip dinjitoz dhe siguri... financiare

- LLAZI SARO

Skënderbeu e ka ndarë mendjen për stolin. Ardjan Takaj kërkon që të rikthejë Migen Memellin në Korçë, ndonëse pati edhe emra të tjerë që u lakuan më herët. Negociatat e vazhdueshm­e të çojnë në një përfundim të vetëm: që secila palë e dëshiron nisjen e bashkëpuni­mit. Por, në realitet ka disa pengesa. Akord nuk ka ende dhe shkak janë kushtet që ka vendosur pogradecar­i. Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë se dje ka pasur një takim. Takaj dhe Memelli janë ulur për të biseduar konkretish­t për atë që “gatuhej” prej ditësh.

KUSHTET

Nga sa raportohet, tekniku nuk e ka përjashtua­r këtë mundësi. Madje, e ka pritur mirë. E megjithatë, ka pasur kërkesat e veta në lidhje me

këtë marrëveshj­e. Ndërtimi i një ekipi kompetitiv dhe siguria financiare kanë qenë pikat ku 42-vjeçari ka vendosur theksin. Gjithçka ka mbetura e hapur, pavarësish­t se ka një akord verbal mes palëve. Kujtojmë që Memelli ka ardhur në krye të Skënderbeu­t në një moment të vështirë dhe pasi shpëtoi një sezon të destinuar për mospërmbus­hje objektivas­h, u largua në mes të sezonit pasardhës për të lënë vend për ndryshimin në ekip. Ai ka mbetur në kujtesë si trajneri që shpëtoi një sezon të shkuar dëm deri diku, ndaj edhe për këtë presidenti i Skënderbeu­t është i vendosur që ta risjellë në krye të pankinës. Në ndryshim nga ndonjë kandidat tjetër, ai një pjesë të mirë të ekipit e njeh mirë dhe ambientin po ashtu, ndaj do të kërkonte më pak kohë përshtatje­je.

MERKATO

Mes shumë largimeve, Skënderbeu deri në momentin që flasim ka bërë dy afrime në merkato. Korçarët pasi kanë blinduar të gjithë lojtarët që kanë kontrata me klubin, kanë mundur të marrin edhe dy përforcime të tjera. I pari ka qenë portieri Shkëlzen Ruçi, i cili pas përfundimi­t të kontratës vendosi të qëndronte sërish në Korçë edhe për një vit. Ndërsa pas tij ka mbërritur edhe Oltion Rapa nga Gjilani, ku luajti për dy sezone. Nëse konfirmohe­t Migen Memelli në stol, atëherë afrimet e tjera do të përfshihen prej atij vetë.

 ?? ?? Migen Memelli, trajneri 42-vjeçar
Migen Memelli, trajneri 42-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania