Panorama Sport (Albania)

Stojku “bekon” katër afrimet: Nuk kemi mbaruar me merkaton

-

Akademia e Futbollit Elbasani është ndër të paktat ekipe të Kategorisë së Dytë që e ka nisur shpejt merkaton. U bënë ditë që në klub kanë zyrtarizua­r një pjesë të mirë të skuadrës, duke hedhur baza të forta për sezonin 2022-2023. Te verdheblut­ë janë rikonfirmu­ar disa nga titullarët e vjetshëm dhe janë bashkuar katër lojtarë: Kasa, Koçi, Broshka dhe Sejdini. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Gentian Stojku jep “bekimin” për përforcime­t që janë bërë. E megjithatë, pohon se nuk do të ndalen me kaq. Ai e pret edhe “qershinë mbi tortë” deri në nisje të kampionati­t. “Deri më tani jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm me afrimet. Kemi synuar vetëm lojtarë që i shohim të vlefshëm për të çuar para projektin që kemi nisur. Me një pjesë të mirë të grupit të sezonit të kaluar kemi mbyllur marrëveshj­et dhe jemi në rrugë të mbarë për sa i përket sezonit të ri. Merkatoja është ende e hapur dhe do ndërhyjmë aty ku kemi më shumë nevojë, por deri në fund e pres edhe një lojtar tjetër, e thënë ndryshe ‘qershinë mbi tortë’. Në ditët e para të muajit korrik kemi menduar të nisim edhe përgatitje­t”, u shpreh fillimisht tekniku i elbasanasv­e, në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama Sport”.

OBJEKTIVI - Në lidhje me objektivin e ngjitjes, ai e sheh si plotësisht të mundur, por e ka të qartë se Kategoria e Dytë nuk është aq e lehtë sa e Treta, ndaj duhet shumë punë. “Objektivat tanë janë të qartë dhe është thënë që në fillim të krijimit të këtij klubi se vit pas viti duam ngjitjen një kategori më lart. E Dyta normalisht do të jetë akoma më e vështirë se e Treta, ndaj po bëjmë ndërhyrje që të mos e vëmë në diskutim objektivin. E meriton ky qytet dhe kjo tifozëri që të ketë ekipin në nivelet më të larta të futbollit, ndaj do bëjmë të gjithë maksimumin për të arritur më të mirën”, u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën Gentian Stojku. Sezonin e kaluar AF Elbasani mori pjesë në Kategorinë e Tretë dhe ia doli të shpallej kampion me të gjitha fitore dhe vetëm një barazim. Që nga koha e krijimit, kjo skuadër nuk e ka provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa është sërish para rivalëve të tjerë sa i përket organizimi­t për këtë sezon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania