Panorama Sport (Albania)

Tek Apolonia ndryshojnë “kurs”, nuk do ketë më trajnerë të... huaj

Për dy sezone u fiksuan me italianët, por sukses nuk patën

-

Apolonia mund të ndryshoje “kurs” për stolin. Në dy sezonet e fundit janë drejtuar kryesisht nga trajnerë italianë. Ndonëse kanë bërë punë të mirë, në fund nuk e kanë arritur objektivat. Në klub duket se kanë dalë në konkluzion­in se ata nuk e kanë të lehtë në Shqipëri. U duket kohë për t’u ambientuar dhe njohur skuadrës dhe dashur pa dashur kjo sjell pasoja fatale në fund. Kështu ngjau me Juri Kanarsën. Gjithkush e ka lavdëruar atë që ai bëri me bardhejesh­ilët, por ama rezultatet erdhën vetëm pas janarit. Mungesa e pikëve në pjesën e parë të sezonit i kushtoi rrjedhimis­ht ngjitjen. Atëherë kur filloi ringritja e Apolonisë

ishte shumë vonë për të pretenduar dy vendet e para. Fitoret e njëpasnjës­hme në “Loni Papuçiu”, ekzaktësis­ht në pjesën e dytë të kampionati­t sollën vetëm një vend të sigurt në fazën e re “play off”. Kujtojmë që për herë të fundit ekipin e çoi në Superiore Artan Mërgjyshi. Drejtuesit ama vendosën që ta largonin pa nisur mirë sezoni 20202021. Në vend të tij zgjodhën Xhovani Kolelën. Edhe pse me një përvojë në nivele të ndryshme të futbollit italian, “sfidën” shqiptare nuk e kaloi dot. U largua shpejt dhe shkak është bërë humbja e thellë me rezultatin 6-1 në Laç. Pas vetëm 5 javësh kampionat, kur Apolonia mori vetëm dy pikë (pas barazimeve ndaj Bylisit dhe Kastriotit). Pas “divorcit” me të dhe deri në emërimin e trajnerit të ri, fierakët i drejtoi përkohësis­ht Nikolin Çoçlli. Drejtuesit nuk u nxituan në emërimin e pasardhësi­t. Pas disa javësh u vendos që drejtimin e skuadrës zyrtarisht ta marrë Fabricio Kamarata, i cili “braktisi” Dinamon për Fierin. Ai mbylli sezonin, por pa sukses. Apolonia nuk mundi ta shmangte rënien dhe u rikthye në Kategorinë e Parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania