Panorama Sport (Albania)

Kriza e golave, merkato e orientuar e gjitha nga sulmi

Disa “përforcime” vijnë nga ekipi U-21

-

Çfarë lojtarësh do të afrojë Dinamo këtë verë? Nëse i referohemi grupit të lojtarëve që janë nën kontratë, bazën e ka. Kryeqyteta­sve u duhen pak përforcime, por sigurisht të goditura, në mënyrë që rikthimi në elitë të mos vihet në diskutim. Në një nga njoftimet e fundit të klubit, thuhet se po punohet për afrime cilësore dhe lojtarë të rinj që pasqyrojnë filozofinë dinamovite. Më parë presidenti Adrian Bardhi ka pohuar se do të bëhen 4 goditje në merkato. Nuk ka detaje të tjera për momentin. Prurje do të ketë në të gjitha repartet, por veçanërish­t në sulm. Për portën është

konfirmuar Edvan Bakaj. Në mbrojtje blutë kanë lojtarë, si Eni Imami, Alesio Mija, Ali Samake, Indrit Prodani dhe Edis Maliqi. Prapavija në njëfarë mënyre është e plotësuar ose mund të ketë nevojë për ndonjë ndërhyrje të vogël, gjithmonë nëse nuk ka “firo” deri më 10 korrik.

Edhe në mesfushë, blutë i kanë elementët aktualisht në organikë. Janë pjesë e skuadrës Sabjen Lilaj, Besir Demiri dhe Lansinet Sidibe. Praktikish­t, e gjithë treshja që sezonin e fundit luajti në qendër të mesfushës. Dhe janë që të tre lojtarë më shumë përvojë e kualitet, që në Kategorinë

e Parë do të bënin diferencën.

LLOGARITË ME SULMIN – Dinamo ka pasur probleme të theksuara në sulm gjatë sezonit në Superiore. Ishte ekipi që shënoi më pak gola. Blutë nuk ia dolën të gjenin lojtarët e duhur për këtë repart as në verë dhe as në dimër. Dhe problemi me golin soli edhe problemin me rezultatet e rrjedhimis­ht rënien nga kategoria. Janë larguar nga ekipi fantazisti Agim Ibraimi, golashënue­si më i mirë, sulmuesit anësorë Rimal Haxhiu dhe Redon Mihana, si dhe qendërsulm­uesi Stefen Çinedu. Kanë mbetur te Dinamoja vetëm Rexhinaldo, asnjë gol me fanellën blu, Bardhi dhe braziliani Denison. Edhe ky i fundit nuk ka shënuar asnjë gol, por me trajnerin Vanoli nuk pati hapësira. Është e qartë se sulmi dinamovit ka nevojë për lojtarë me kualitet, minimalish­t për një sulmues qendrës dhe një sulmues krahu. “PËRFORCIME” NGA U-21 – Dinamo ka në organikë edhe disa lojtarë të rinj, të cilët sezonin e fundit u aktivizuan me ekipin U-21. Disa patën fatin të kalonin në ekipin e parë. Përveç Mijës që zuri vend në mbrojtje, janë edhe dy të rinjtë e tjerë që përforcojn­ë mesfushën, Devid Fejzulla dhe Redon Laho. Këtë rrogë mund të ndjekin edhe Xhoel Plaku apo Alesio Përloshi e ndonjë tjetër. Në Kategorinë e Parë këta lojtarë mund të ingranohen më shumë me skuadrën dhe pastaj në të ardhmen do të jenë më të rëndësishë­m për Dinamon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania