Panorama Sport (Albania)

15 muaj aktivitet, bilanc i errët i ekipeve kombëtare

Nga Kombëtarja A deri tek U-17, kuqezinjtë nuk bindin Reja, Bushi dhe Bulku me minus, Cungu i balancuar me U-19

- KRISTI SEJATLLARI

Në këtë fund sezo ni, nga Kombëtar ja A dhe deri te moshat poshtë tek U-17, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim se çfarë ecurie dhe se çfarë bilanci kanë pasur ekipet kombëtare në vitin e fundit. Edi Reja, Alban Bushi, Armando Cungu dhe Ervin Bulku janë katër trajnerët në krye të këtyre skuadrave kombëtare. Duke e nisur nga Kombëtarja e madhe, ajo ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje, që prej muajit mars të një viti më parë dhe deri më tani. Atëherë nisi edhe fushata kualifikue­se e Botërorit dhe më pas disa miqësore për të vazhduar me Ligën e Kombeve. Në total kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë një bilanc prej 6 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh, duke shënuar 16 gola dhe pësuar 20. Ndërkohë, fitorja e fundit është ajo me Andorrën 1-0 në 15 nëntor 2021.

SHPRESAT - Shqipëria U21 mbylli pak ditë më parë kualifikue­set e Europianit 2023, teksa u rendit në vendin e 5-të në Grupin G. Gjatë një viti, që prej qershorit të kaluar, Shpresat kanë luajtur 11 ndeshje gjithsej dhe kanë regjistrua­r vetëm 3 fitore, një barazim dhe 7 humbje.

KOMBËTARET E TJERA

Shqipëria U-19 e Armando Cungut ka zhvilluar më së shumti ndeshje miqësore me vendet fqinje, por edhe kualifikue­set e Europianit të U-19, që u zhvillua në Shqipëri, ku

kuqezinjtë e vegjël u renditën të tretët me pikë të barabarta me Serbinë, që kishte numrin e golave të pësuar më të ulët, prandaj edhe kaloi më tej. Ndërkohë, Shqipëria U-17 e Ervin Bulkut që do të luajë sot miqësoren e parë ndaj Kosovës, prej një harku kohor prej

1 viti ka zhvilluar gjithsej 9 ndeshje, 6 prej tyre takime miqësore dhe 3 në kualifikue­set e Europianit, nga të cilat ka fituar vetëm një, dy kanë përfunduar në barazim dhe 6 prej tyre në humbje, me një golavarazh prej 6 golash të shënuar dhe 15 të pësuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania