Panorama Sport (Albania)

Sampdoria do Vrionin në huazim, Berisha i “shkel syrin” Kumbullës

Leçe konfirmon Dermakun për në Serinë A

-

Xhakomo Vrioni është rikthyer në qendër të merkatos. 23-vjeçari përfundoi sezonin në huazim te Tiroli në Austri, ku arriti të shpallej edhe golashënue­si më i mirë me 19 gola. Në ditët e fundit një ekip që sulmuesi e njeh shumë mirë, kërkon që ta huazojë Vrionin për sezonin e ri. Fjala është për Sampdorian. Shqiptari ka dalë nga moshat e këtij ekipi dhe më pas ata e shitën te Juventusi 3.9 milionë euro në janar të 2020-ës. Ndërkohë që tani gjërat janë ndryshe, Sampdoria e kërkon në huazim, por Juventusi është i mendimit

që të mbushë arkën nga shitja e Vrionit dhe vlerësimi arrin në 10 milionë euro. Ndërsa derisa kjo të bëhet e mundur, Alegri e ka planifikua­r ta marrë me vete në fazën përgatitor­e, ku sulmuesi do të ketë një mundësi për t’i mbushur mendjen trajnerit që të qëndrojë te bardhezinj­të.

BERISHA I “SHKEL SYRIN” KUMBULLËS

- Zhvillime të bujshme në tregun e merkatos, për sa u përket futbollist­ëve të Kombëtares shqiptare. Së fundmi në mediat italiane ka dalë në skenë një shkëmbim i mundshëm mes mbrojtësit të Torinos, Bremer, që është një ndër më të lakuarit në merkato,

dhe futbollist­it shqiptar Marash Kumbulla. Ka gjasa që Bremer t’i bashkohet Romës, ky transferim mund të shkaktojë një efekt domino, me Marash Kumbullën që mund të kalojë te Torinoja, duke gjetur aty kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha. Mbrojtësi shqiptar pëlqehet

nga trajneri Ivan Juriç, i cili kërkon ta ketë Kumbullën në skuadër. Normalisht që, përveç Kumbullës, Roma duhet të derdhë në arkat e Torinos dhe një shumë parash për shërbimet e Bremerit, i cili është një nga futbollist­ët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas.

DERMAKU KONFIRMOHE­T NË A - Teksa ekipi i Leçes po përgatitet për sezonin e ri, pas ngjitjes në Serinë A, trajneri i skuadrës ka përpiluar listën e lojtarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili është nën kontratë dhe sezonin e ri do ta shohim mes më të mirave italiane.

 ?? ?? Marash Kumbulla
Marash Kumbulla
 ?? ?? Kastriot Dermaku
Kastriot Dermaku
 ?? ?? Xhakomo Vrioni
Xhakomo Vrioni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania