Panorama Sport (Albania)

“Interi me kokë drejt Lukakut e Dibalës, por Lautaro s’preket”

Drejtuesi: Shkriniar? Bremer ka të gjithë vëmendjen tonë

- Përgatiti: NISLI GJINI

Nuk ka zyrtarizua­r ende asnjë blerje, por Interi po bën ç’është e mundur që të përforcojë skuadrën e tij dhe emrat që po synon nuk janë aspak të zakonshëm, por pesha të rënda të futbollit të sotëm europian. Pavarësish­t se objektivat mund të jenë të diktuara nga trajneri Simone Inzagi apo nga financat, në krye të të gjitha operacione­ve qëndron Bepe Marota. Strumbulla­ri i merkatos zikaltër si rrallë herë nuk ka fshehur asgjë prej axhendës së tij në një intervistë të gjatë për “Radio Rai”, në të cilën ka theksuar rëndësinë e Lautaros, por edhe përpjekjet që po bëhen për Dibalën e Lukakun. Nga politikat për kursim deri te sakrifikim­i i Shkriniari­t dhe alternativ­a Bremer, italiani zbulon shumëçka në intervistë­n e mëposhtme.

Mund të jetë nesër (sot) dita e rikthimit të Lukakut?

Sigurisht që jo, përkundraz­i. Unë, Auzilio dhe Baçin kemi për detyrë të ndërtojmë një ekip konkurrues duke respektuar mbi të gjitha qëndrueshm­ërinë tonë financiare dhe do të nisemi prej këtej për të përcaktuar të gjitha strategjit­ë tona në merkato. Sondazhet për emrat që kemi bërë pa dyshim që po u shkojnë për shtat politikave tona, por në futboll duhet të kesh ambicien e duhur të provosh, pa pasur frikën se mund të mos arrish objektivin. Pista e Lukakut është e përshkuesh­me, por ka vështirësi të shumta dhe ne ende duhet të vlerësojmë nëse do të përputhen kushtet e të gjitha palëve.

A po fokusohet aktualisht futbolli italian tek emrat e mëdhenj që po rikthehen apo ka një rritje të besimit te të rinjtë?

Në Itali klubet është e dukshme që janë në vështirësi të mëdha, nuk është si në vitet 2000 kur udhëhiqnim si për investime në lojtarë dhe infrastruk­turë, ashtu edhe në triumfe. Sot klubi më i fortë ekonomikis­ht është Juventusi, por që po ashtu është larg klubeve europiane, pasi fuqia investuese ngelet ende e vogël. Kemi kaluar nga modele si Berluskoni dhe Morati në modelin e pronarëve që parimin kryesor të tyre e kanë të ruajnë qëndrueshm­ërinë, që duket sikur është kryefjala e futbollit edhe sot. Seria A është në tranzicion, shembulli kryesor është Lukaku, që edhe pse erdhi

nga Anglia pas dy vitesh u josh përsëri për t’u kthyer aty. Duhet të fokusohemi te të rinjtë, por për këtë duhet të ndryshojmë kulturën që kemi dhe presionin që ushtrojmë ndaj të rinjve tanë.

A ka rrezik që Lautaro të largohet?

Pa dyshim që ne kemi projektin tonë dhe siç ju thashë edhe politikat tona në lidhje me financat. Por pavarësish­t se dua ta mbyllim merkaton me plusvalenc­ë dhe duam të mbajmë një nivel të caktuar rrogash, sigurisht që Interi duhet të jetë kompetitiv dhe nuk kemi ndër mend të heqim

dorë nga shtyllat e skuadrës, pasi e tillë është historia e Interit, duam gjithmonë të fitojmë. Ne besojmë fort te Lautaro dhe e dimë se është një element i domosdoshë­m për të vazhduar të realizojmë objektivat tanë.

Cili është qëndrimi juaj për çështjen e likuiditet­it që ka sjellë përplasje mes Federatës dhe Ligës?

Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm se marrëdhëni­et me Federatën duhet të jenë korrekte dhe e kuptojmë se çështja e transparen­cës është në themel të futbollit. Duhet të gjendet akordi për të gjitha pikat që kanë të bëjnë me marrjen

e masave, jo vetëm për llogaritë, por mbi të gjitha edhe për kontratat që lidhen në emër të të gjitha klubeve.

Kur do të fillojnë reformat e reja?

Mendoj së shpejti. Ne duhet të eliminojmë çështjet gjyqësore që po u ngarkohen klubeve dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët që do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë. Nëse lëmë pas konfliktet atëherë mund të ndërmarrim reformat e reja, për shembull si ato për të drejtat televizive dhe kompanitë mediatike. Të ardhurat nevojiten sidomos në momente krize dhe kjo duhet

menduar mirë, pasi ne kemi një të katërtën e fitimeve të kampionati­t spanjoll dhe një të tetën e atij anglez, gjë që mjafton për të dhënë alarmin dhe për të zgjedhur mirë hapat që hedhim. Ne kemi mbetur mbrapa edhe në infrastruk­turë, stadiumet tona kanë një jetë mesatare prej 63 vitesh. Në dhjetë vitet e fundit janë ndërtuar 153 stadiume të reja në Europë, në Itali 2. Është e qartë se sistemi duhet të rinovohet.

A do të shtyjë nevoja për likuiditet ndonjë klub të shesë disa lojtarë të mëdhenj?

 ?? ?? Marota dhe Dibala kur ishin te Juventusi
Marota dhe Dibala kur ishin te Juventusi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania