Panorama Sport (Albania)

Lukaku arma për titull dhe Dibala për Champions-in, por Inzagi të nisë të studiojë bashkëjete­sën...

-

jë rikthim aq i bujshëm dhe një fushatë merkatoje aq bombastike, sa askush nuk e kishte pritur tek ai Inter, i cili në vitet e fundit përflitet vetëm se faturon borxhe dhe është gjithmonë në prag të shitjes nga “Suning”. Gjithsesi, për ish-mbrojtësin zikaltër dhe analistin taktik, Daniele Adani, afrimet e Romelu Lukaku dhe Paulo Dibalës janë thjesht madhështor­e, por tani punën më të vështirë do ta ketë trajneri Inzagi, që të bëjë të mundur bashkëjete­sën e tyre së bashku me Lautaron. “Rikthimi i Lukakut do të jetë një stimul shumë i madh edhe për trajnerin Inzagi, i cili ka për detyrë kryesore që të rrisë dhe të propozojë një tjetër sistem loje, më europian dhe agresiv. Prandaj përgjigjja ime është po, rikthimi i Lukakut më bind, pas një sezoni faliment te Çelsi. Ndonëse mund të kishte disa dyshime, të gjithë e pamë se çfarë ishte në gjendje që bënte Romelu në dy vite me Konten, prandaj e them me bindje se Inzagi do të ketë një superskuad­ër në dispozicio­n. Çfarë ndryshon nga Konte tek Inzagi? Do të jetë interesant­e të shohim nëse do të dijë të kalojë nga një futboll që e shihte protagonis­t absolut me Konten, te një sistem më përmbledhë­s, më sakrifikue­s, me më shumë zotërim topi. Me Konten Romelu kishte rolin e magnetit të ekipit, pasi të gjithë topat drejtohesh­in tek ai, ndërsa Inzagi do më shumë qarkullim, më tepër zotërim dhe shpërndarj­e loje, pak a shumë si Tuheli te Çelsi ku Lukaku zhgënjeu. Si e shoh tredhëmbës­hin Lautaro-dibala-lukaku? Pikësëpari Lautaro dhe Lukaku e njohin njëri-tjetrin me sy mbyllur, por të mos harrojmë se bashkëjete­sa me Romelunë e bëri “Demin” që të zhvillonte sezonin më të mirë të karrierës. Por tani në mes hyn edhe Dibala... Sigurisht që për nga cilësitë po flasim për tre titullarë të padiskutue­shëm. Problemi është se që të tre janë lojtarë që duan topin ta kenë të tyrin dhe askush nuk mund të pranojë të bëjë sulmuesin apo mesfushori­n e krahut. Këtu nis pikëpyetja më e madhe e kësaj merkatoje ëndrrash... A do te jetë i zoti Inzagi që të bëjë të mundur bashkëjete­sën e të treve? Nuk e di, ndonëse unë dua të kem besim. Por sido që të jetë, Simone bën mirë që të nisë të studiojë deri natën vonë për sistemin e lojës që mund të përfshijë këtë treshe”, përfundoi Adani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania