Panorama Sport (Albania)

I uroi ditëlindje­n, ja si nisi më 5 prill plani Inzagi-lukaku

Belgu 3 milionë euro larg, trajneri pret sot rinovimin Sulmuesi telefonoi Simonen: Çfarë të bëj për të ardhur?

-

Simone Inzagi festoi ditëlindje­n e tij të 46të 5 prillin që lamë pas për herë të parë në krye të stolit të Interit. Pikërisht atëherë urimeve të lojtarëve zikaltër iu bashkua edhe një mesazh special nga një ish-lojtar, nëse mund të quhet i tillë dikush që është stërvitur vetëm për 15 ditë nga ai. Romelu Lukaku ishte ndër të parët që e telefonoi Simonen. “Ç’kemi trajner, jam Romelu, gëzuar ditëlindje­n!”, kanë qenë fjalët e belgut nga ana tjetër e telefonit sipas “Corriere dello Sport”, që pas një bisede të shkurtër me teknikun, ka kaluar direkt në temë. “Mister, çfarë mund të bëj për Interin? Kam dëshirë të kthehem”, ishte komunikimi i drejtpërdr­ejtë i Lukakut, që ndezi fitilin e bombës që do të lëshohej më pas në të gjithë opinionin sportiv: Interi po përgatit rikthimin e Lukakut.

NEGOCIATAT - Që nga ajo ditë pengesat që dukeshin të pakapërcye­shme për ta realizuar këtë operacion janë lënë pas një nga një dhe sot gjendemi vetëm pak ditë larg akordit përfundimt­ar që do të shohë sërish 29-vjeçarin të veshë fanellën zikaltër. Çelsi ka kërkuar 10 milionë euro plus një vlerë bonusesh që ngelet për t’u përcaktuar sipas kushteve që do të vendosen, por presidenti i Interit, Stiven Zhang, ka urdhëruar Marotën e Auzilion që të ndalen në 7 milionë euro plus bonuset në ofertën e tyre.pavarësish­t diferencës, vullneti nuk mungon nga të dyja kampet, që po qëndrojnë në kontakte të vazhdueshm­e. Synimet janë që marrëveshj­a të arrihet këtë javë dhe po punohet intensivis­ht, një qëllim ky që ka bërë edhe Simone Inzagin të ndërpresë pushimet dhe të jetë pjesë e mbledhjes tri orëshe në selinë zikaltër. Jo vetëm për këtë motiv ama, pasi trajneri ka gjetur dje edhe akordin për rinovimin e kontratës së tij deri më 2024, që do i sigurojë 5.5 milionë euro në sezon numrit 1 të milanezëve. Me zyrtarizim­in që pritet sot, duket se Simone Inzagi, edhe pse me vonesë do të marrë dhuratat e tij të ditëlindje­s: Lukakun që siç thotë ai vetë, është lojtari më i fortë që ka stërvitur ndonjëherë dhe rinovimin e merituar për gjithë punën që ka bërë me Interin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania