Panorama Sport (Albania)

Bufon: Di Maria, si Maradona për Serinë A

Legjenda bardhezi: Shpresoj që Angel të zgjedhë Juven “Është në të njëjtin nivel me Mesin, Mbapenë e Ronaldon”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ai që kishte fituar më shumë se kushdo tjetër me bluzën e Juventusit në karrierë vendosi që të largohej verën e kaluar, por ndoshta brenda ditës së sotme në Torino mund të zbarkojë një tjetër që për trofe numëron edhe më shumë sesa ai, por me disa skuadra të ndryshme... Vërtet në karrierën e tij nuk ka mundur që të fitojë 9 herë titullin radhazi si Xhanluixhi Bufon apo edhe Xhorxho Kielini, por 28-të trofetë mes aventurave në Portugali, Spanjë dhe Francë sigurisht që e bëjnë Angel di Marian një magnet suksesi, jo më kot edhe trajneri Masimilian­o Alegri e kërkon me çdo kusht. Dhe për t’i dhënë të drejtë idesë së “Kontit Maks” lidhur me sulmuesin argjentina­s ka menduar “Supermeni” Bufon, sot 44 vjeç dhe sapo ka rinovuar edhe për dy vite kontratën e tij me Parmën, skuadrën ku e nisi. Madje, nëse Di Maria vendos që të zbarkojë në Torino, Xhixhi garanton spektakël, madje nuk ngurron që ta krahasojë edhe me një të pavdekshëm, ndonëse në Paris të dy së bashku luajtën vetëm një sezon.

Xhixhi, është vërtet ky njeri për të cilin po flasim në gjendje që të rrisë cilësinë e një skuadre, pavarësish­t se ka 34 vite mbi shpatulla?

Di Maria, nëse vjen në këtë moment në kampionati­n italian, do të ishte sikur Seria A të rigjente Maradonën e dytë. Besoj u shpjegova me kaq sa thashë?!

Pra, qenka një investim më shumë se i frytshëm?

Lojtarët duhen vlerësuar duke menduar për kontekstin mbi të cilin duhet të reagojnë. Sot, Seria A është shumë e varfër për sa i përket nivelit teknik dhe kjo temë nuk pranon më diskutim. Dhe Angel, për teknikë ka për të shitur me shumicë. Kalon kundërshta­rin me një lehtësi të pabesueshm­e, është deciziv përpara porte, një gjeni në dhënien e asisteve, vrapon në të gjithë fushën dhe mund të mbulojë disa role. Me pak fjalë, një lojtar futbolli total.

Por këmbëngul, është 34 vjeç...

Po të jetë për këtë unë jam 44 dhe vazhdoj të luaj. Mosha nuk ka rëndësi më shumë sesa motivimet, pasioni që vë në punën tënde, vullneti... Nëse Di Maria vendos që të zgjedhë të transferoh­et në Itali, te Juventusi, do të thotë se

është gati ta bëjë këtë dhe të bëjë Di Marian.

Çfarë tipi është Angeli, nga ana karakteria­le?

Po flasim për një profesioni­st ekzemplar, përveç se një djalë i shkëlqyer. Një që nuk lëshon një centimetër, një që lufton jo gjatë ndeshjeve, por edhe në stërvitje. Ky temperamen­t

luftarak përmbledh cilësi teknike vërtet të pabesueshm­e. E përsëris, në Serinë A të sotme, Di Maria do të ishte si Maradona.

Në finalen ndërkontin­entale mes Argjentinë­s dhe Italisë dukej si një top llastiku...

E vërtetë, dhe më thoni kush mundi ta kapë, ta ndalojë

një herë të vetme?! Di Maria ka kapaciteti­n që të gjendet në vendin dhe kohën e duhur. Më shumë sesa ta stopojë, ai e përkëdhel topin sa herë që e prek. Por nëse vendos që të niset të sulmojë me top në këmbë, atëherë di se sa ta ngjisë dhe vështirë se mund t’ia rrëmbesh. Çmenduri!

Bën edhe jo pak gola madje?

Për një portier që sheh Di Marian t’i vijë përballë, e vetmja zgjidhje që i mbetet është një: Të nisë të bëjë shenjën e kryqit!

Nuk mendoni se cilësitë që ka, në të gjithë karrierën e tij janë nënvlerësu­ar më

shumë sesa duhet?

Do të thosha “po”. Di Maria ka qenë një futbollist i detyruar që të qëndrojë nën hijen e të tjerëve, që më shumë se ai kanë pasur më tepër në nivel mediatik, por kurrsesi asgjë më shumë nga ana teknike apo cilësi të tjera.

Pra, ju po thoni që ka qenë në nivelin e Mesit, Mbapesë, Kristiano Ronaldos...

Pikërisht! Kur isha unë te PSG-JA, në atë skuadër luanin Nejmar, Mbape, Verrati, por Angel nuk ishte inferior kundrejt askujt. Te Reali i Madridit, në vitin 2014, kur fitoi Champions-in e dhjetë, luante me Kristiano Ronaldon, Benzemanë, Modriçin dhe Krosin. Ai ishte gjithmonë një hap prapa tyre, ndonëse ishte i vetmi që mund të bënte njëkohësis­ht si lojtarin e korsisë anësore, si fantazisti­n, madje edhe mesfushori­n shkatërrue­s. A do t’i bënin dot këta emrat e tjerë të mëdhenj këto role?! As mos e mendoni se do të donin ta dëgjonin... Prandaj kushdo që do ta bëjë të vetin Di Marian dhe unë shpresoj që ta marrë Juventusi, afron më shumë sesa thjesht një futbollist. Bën të vetin një kampion dhe futbolli ka nevojë për shumë kampionë të tipit “Di Maria”. Ua garantoj këtë!

 ?? ?? Nejmar, Di Maria, Bufon dhe Tiago në periudhën e PSG-SË
Nejmar, Di Maria, Bufon dhe Tiago në periudhën e PSG-SË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania