Panorama Sport (Albania)

Skaroni: Maldini i sigurt, sivjet duam Champions-in

Presidenti jep garanci për rinovimet dhe stadiumin e ri “Edhe Ibra me ne, në merkato nuk do të qëndrojmë duarkryq”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Paolo Skaroni, presi denti i Milanit, ka sqaruar rinovimet e Paolo Maldinit dhe Frederik Masarasë, të planifikua­ra për ditët në vijim. Numri një i kuqezinjve bëri gjithashtu disa deklarata për gazetën “La Politica nel Pallone” duke folur për ambiciet e kuqezinjve në sezonin e ri ku vëmendje të madhe do të marrë Champions-i.

Çfarë do të ndryshojë me ardhjen e “Redbird”-it?

Ndërrimi i pronësisë ka krijuar situata që nuk ekzistonin dhe ka vonuar shumë gjëra, por marrëdhëni­et janë të shkëlqyera. Nuk shqetësohe­m shumë për çështjen Maldini dhe Masara, në kuptimin që nuk kam dyshim se do të arrihet një marrëveshj­e. Ata ishin të rëndësishë­m për fitoren e titullit.

Kur do të fillojë Milani të lëvizë në merkato?

Në fakt nuk shoh dhjetëra marrëveshj­e të përfunduar­a, janë vetëm dhjetëra hipoteza. Jemi më të rezervuar se të tjerët dhe nuk kam përshtypje­n se po humbasim terren.

Për sa mund ta shisni

Rafael Leaon?

Ai është një aset i çmuar për Milanin, por kemi treguar se dimë të bëjmë zëvendësim­e të pabesueshm­e. Po mendoj për dëmtimin e Kjaerit dhe promovimin e

Kalulusë: jemi të lumtur që kemi zbuluar një talent.

Cila do të jetë e ardhmja e Ibrahimovi­çit?

Uroj që të zbresë sërish në fushë dhe mendoj se Ibra e dëshiron këtë. E di që po ecën me një ritëm të përshpejtu­ar siç di të bëjë ai, ndaj besoj se do të fillojë të luajë përsëri nëse përfundon rehabiliti­min siç duhet. Ai pati një rol themelor dhe do të vazhdojë ta luajë atë deri në frymën e fundit si profesioni­st.

Do ta ndërtonin vetëm stadiumin apo me Interin?

Duhet të kërkojmë konfirmim në vullnetin e Interit në takimin që kemi parashikua­r midis Xheri Kardinales dhe Stiven Zhangut, të cilët ende nuk janë takuar. Me atë rast do të shqyrtojmë dëshirën e aksionerëv­e për të zhvilluar hipotezën e ndërtimit të impiantit në Sesto San Xhovani.

Çfarë prisni nga sezoni i ri?

Që të bëjmë më mirë, e sidomos në Champions. Vitin e kaluar u eliminuam në grupe dhe këtë vit synojmë të bëjmë më mirë dhe të rikthejmë Milanin për të konkurruar, siç ka bërë aq shumë herë në të kaluarën.

 ?? ?? Paolo Skaroni, president i Milanit
Paolo Skaroni, president i Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania