Panorama Sport (Albania)

Nga Tirana tek elefantët e Namibisë, Murinjo: Ja sekretet e suksesit tim

Pushime të merituara, por portugezi nuk jeton dot pa stres

-

Madhështia e Zhoze Murinjos si trajner nuk është evidentuar asnjëherë në lojën që skuadrat e tij kanë shprehur ndër vite, prandaj të tjerët kanë zënë gjithmonë faqet e para, nga Guardiola te Jurgen Klop. Por portugezi ka një stil siç e ka edhe Karlo Ançeloti. Mou është konkret, i kushton rëndësi pikës dhe mbi të gjitha suksesit. Këtë e ka bërë tashmë me Romën, duke triumfuar në Ligën e Konferenca­ve dhe këtë e ka treguar gjithmonë gjatë gjithë karrierës së tij. Sekreti kryesor për Moun është një: “Gjëja më e rëndësishm­e është që njerëzit t’ju ndjekin. Dhe për t’ju ndjekur, ata duhet të besojnë te ju. Normalisht ata e bëjnë këtë nëse ndihen empatikë ndaj jush. Në rastin tim si udhëheqës, kam përgjegjës­inë që të mos i zhgënjej njerëzit, ekipin tim dhe tifozërinë”, tha ai për Forbes. Në fakt, ka qenë revista e mirënjohur amerikane e cila ka vendosur t’i kushtojë kopertinën teknikut që fitoi Ligën e Konferencë­s rreth 4 javë më parë në Tiranë.

SEKRETET E SPECIALIT – Rikthimi i tij në Serinë A nuk kishte si të kalonte pa gjurmë. Në fakt, me verdhekuqt­ë nuk arriti të siguronte pjesëmarrj­en në Champions, por gjatë sezonit skuadra e tij shfaqi lojë bindëse. 55 prezencat sezonale me një mesatare prej 1.8 pikësh për ndeshje mbase do t’i kishin mjaftuar në një kampionat tjetër, por në sezonin e ri, Murinjo nuk do të luajë dot në nivel më të lartë sesa Liga e Europës. Lidhur me qasjen e tij për fazën përgatitor­e, ai u shpreh: “Përpiqem të mos ndiej shumë presion në punën time. Mendoj se kam një marrëdhëni­e të mirë me stresin. Të mos e ndjesh atë nuk është mirë, si dhe ta ndjesh shumë atë përsëri nuk mund të quhet diçka e mirë, sidomos në profesioni­n që kam zgjedhur të ushtroj. Kështu që duhet të përpiqem të kem një ekuilibër të mirë. Për t’ia dalë me sukses përvoja ndihmon, sidomos në momentet e trysnisë së lartë nga të cilat mund të dalësh me kokën lart vetëm nëse ke nxjerrë mësime nga gabimet e së shkuarës”. Aktualisht ai ndodhet në Namibi ku së bashku me familjarët po shijon relaksin e merituar pas një sezoni të ngarkuar. Luanë e gjirafa në përditshmë­rinë e portugezit, i cili nuk heziton të zbulojë një tjetër sekret të tijin. "Mendoj se çelësi nuk është të jesh kurrë i kënaqur me atë që ke. Kur fiton medalje, dëshiron të fitojë më shumë. Kur shënon, dëshiron të shënoshn më shumë. Gjithçka rrotullohe­t rreth "më shumë". Mos ndalo kurrë! Kjo ndjenjë nuk ka të bëjë fare me moshën, është çështje personalit­eti", përfundoi Mourinjo që me gjithë dëshirën për të eksploruar një pjesë të Afrikës, nuk ka hequr dorë nga luksi duke qenë se po qëndron në një hotel me 5 yje.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania