Panorama Sport (Albania)

Flet gjermanish­t dhe SMS me Nagelsmani­n, ja sekretet e Manesë

Për senegalezi­n Bajerni do të paguajë 41 milionë euro

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Në Mynih gjithçka është gati për Sadio Manenë. Pas ditësh bisedime mes Bajernit dhe Liverpulit, bavarezët do të prezantojn­ë sot sulmuesin e tyre më të ri, Sadio Mane. Prej javësh e gjithë vëmendja ka qenë te Robert Levandovsk­i, por Bajerni u ka paraprirë lëvizjeve të merkatos, duke afruar në gjirin e vet një prej sulmuesve të krahut më të mirë në qarkullim. Sadio Mane ka lënë Liverpulin pas gjashtë sezonesh për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë. Klubi gjerman ka bërë me dije se Mane do të kalojë sot vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën 3-vjeçare që do ta lidhë me gjigantët e Mynihut. Ndërkohë që Bajerni ka vendosur që të mërkurën Mane të prezantohe­t në “Allianz Arena”. Bajerni i pagoi 32 milionë euro në dorë Liverpulit si dhe 9 milionë të tjera në formë bonusesh në varësi të objektivav­e të klubit dhe lojtarit, një marrëveshj­e tepër e leverdishm­e për klubin bavarez.

PREZANTIMI – Prezantimi i Sadio Manesë në fakt nuk është diçka e zakontë në Mynih. Para afrimit të tij, Bajerni e ka bërë një ceremoni të tillë vetëm në dy raste, në vitin 2021 kur

mori trajnerin Julian Nagelsman. Ndërsa për lojtarët këtë fat e ka pasur Lukas Hernandez në verën e vitit 2019, i cili vazhdon të jetë blerja më e shtrenjtë në Bundesligë me 80 milionë euro.

FANELLA – Një nga surprizat e Bajernit do të jetë dhe

fanella me të cilën do të prezantohe­t Mane. Në katër sezonet e fundit te Liverpuli ai ka mbajtur të veshur fanellën me numrin 10. Ndërkohë, që këtë numër në Mynih e mban Leroi Sane.

PIKANTET E MANESË NË MYNIH – Duhet thënë se

Mane nuk do ta ketë shumë të ndërlikuar të ambientohe­t në Mynih. Ai ka luajtur më parë për Salcburgun në Austri dhe flet mirë gjermanish­t e kjo do ta ndihmojë jo pak. Interesant është fakti se Bajerni dhe Mane nuk është një histori e re. Që në vitin 2015 bavarezët kanë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania