Panorama Sport (Albania)

Barcelona e bën të kryer afrimin e Levës, Hënes i prish humorin

Klubi katalanas jep 50 mln. Ish-numri një: Me të Bajerni, shumë atraktiv

-

Saga e transferim­it të Robert Levandovsk­it nga Bajerni te Barcelona do të vijojë edhe për pak. Në një kohë kur sulmuesi polak vazhdon të shijojë pushimet e tij, në aksin Mynih-barcelona vazhdon të luhet një lojë e fortë. Për pikën ku kanë arritur, asnjëra nga palët nuk ka ndër mend të tërhiqet. Në Mynih ndoshta e kanë të qartë se Leva është i ikur, por vazhdojnë të luajnë fort për t’i marrë sa më shumë miliona Barcelonës. Nga krahu tjetër, Barcelona është e dëshpëruar për t’u dhuruar tifozëve të saj një emër të rëndësishë­m dhe Leva pa diskutim që plotëson të gjitha kriteret. Në “Camp Nou” e dinë fare mirë se Leva është i tyri, por po fitojnë kohë për të zgjidhur problemet financiare. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se katalanasi­t e kanë mbyllur marrëveshj­en me sulmuesin e kombëtares polake dhe të Bajernit. Sipas informacio­neve më të fundit të mediave iberike, Barça do të derdhë plot 50 milionë euro në llogarinë e Bajernit, nga të cilat 40 milionë në dorë dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh. Presidenti i Barçës, Joan Laporta, i ka premtuar Ksavit se do t’i vërë në dispozicio­n Levandovsk­in, por po pret momentin e duhur.

HËNES – Nga ana tjetër Bajerni vazhdon të ngacmojë dhe të luajë si macja me miun me Barçën. Të gjithë drejtuesit e Bajernit kanë folur për këtë çështje, secili në këndvështr­imin e tij. Për këtë temë ka folur dhe ish-numri një i bavarezëve, Uli Hënes. Ai ka trembur jo pak Barçën me qëndrimin e tij më të fundit për “sport1.de”. Sipas Hënesit, Bajerni po planifikon sezonin e ardhshëm me Levandovsk­in në përbërje. Ai ka saktësuar se me afrimin e Sadio Manesë, bavarezët do të ktheheshin në një makineri jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Europë. “Në Mynih po punojnë shumë seriozisht për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Nëse gjithçka shkon sipas parashikim­eve dhe planeve të hartuara, në sezonin e ri do të shohim një Bajern shumë tërheqës me Levandovsk­in”, ka thënë Hënes.

 ?? ??
 ?? ?? Teksa pritet të mësojë të ardhmen e tij mes Mynihut e Barcelonës, sulmuesi polak i Bajernit vazhdon pushimet e gjata nën shoqërinë e bashkëshor­tes së tij. Ai nuk duket aspak i shqetësuar për të ardhmen. Problemi i tij i vetëm është si të kalojë më mirë në plazh.
Teksa pritet të mësojë të ardhmen e tij mes Mynihut e Barcelonës, sulmuesi polak i Bajernit vazhdon pushimet e gjata nën shoqërinë e bashkëshor­tes së tij. Ai nuk duket aspak i shqetësuar për të ardhmen. Problemi i tij i vetëm është si të kalojë më mirë në plazh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania