Panorama Sport (Albania)

Ten Hag do pesë blerje për t'i transformu­ar

-

Trajneri i ri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, dëshiron pesë lojtarë të cilët ai beson se do ta transformo­jnë klubin këtë verë. I pari në listë është mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong, pastaj fantazisti i Brentfordi­t, Kristian Eriksen, dhe dyshja e ish-skuadrës së tij, Ajaksit, Timber dhe Antoni. Por sipas "Manchester Evening News", ai do të kërkojë edhe një portier për të zëvendësua­r Din Hendersoni­n pas largimit këtë verë. "Djajtë e Kuq" nuk kanë bërë ende asnjë blerje këtë merkato, ndërsa rivalët e tyre, Siti dhe Liverpuli, janë përforcuar me yje si Erling Haland dhe Darvin Nunjez. De Jong është objektivi numër 1 i ish-trajnerit të Ajaksit dhe duket se do të jetë edhe blerja e parë e holandezit në "Old Trafford". Kristian Eriksen është një tjetër preferencë e tij, i cili do të ndihmonte për të rimodeluar repartin e mesfushës pas largimeve të Pol Pogbasë, Nemanja Matiçit dhe Huan Matës. Danezi mund të luajë edhe në një rol më në thellësi sesa Bruno Fernandesh dhe mund të vijë me kosto zero pasi i skadon kontrata me Brentfordi­n. Sulmuesi i Ajaksit, Antoni, është gjithashtu në fokusin e "Djajve". Ai sapo mbylli një sezon me kampionët e Holandës ku shënoi 8 gola dhe dha 4 asiste. Sipas "The Sun", Junajtid është pranë akordin për 30 milionë euro me Ajaksin për talentin 22-vjeçar nga Brazili. Një tjetër talent i Ajaksit, mbrojtësi 21-vjeçar, Timber, do të duhet të marrë një vendim shumë shpejtë për të ardhmen e tij. Qendërmbro­jtësi i cili luan edhe në krah të djathtë të prapavijës, po joshet nga Ajaksi për të firmosur një kontratë të re. Nga marrëveshj­a aktuale mbrojtësi holandez fiton vetëm 30 mijë euro në javë në Amsterdam dhe Junajtid është gati t'i ofrojë një rrogë 5fish më të lartë. Sa i përket portës, "Djajtë" janë duke studiuar emrat e Daniel Bahmanit të Uotfordit, por edhe Karl Darlout të Njukasëlli­t. Ten Hag kërkon një gardian për të bërë zëvendësin e David de Geas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania