Panorama Sport (Albania)

Adili i lirë, një dëshirë e vjetër e klubit bardheblu Maqedonasi­t janë në modë, Siljanovsk­i në “orbitën” e Tiranës

-

Lojtari i Maqedonisë së Veriut, Goran Siljanovsk­i, është larguar nga Dinamoja dhe aktualisht konsideroh­et futbollist i lirë. Për nënshkrimi­n e tij deri tani po luftojnë katër skuadra dhe njëra prej të cilave është Tirana, kampione e Shqipërisë. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat maqedonase. 31-vjeçari Siljanovsk­i erdhi në Superioren shqiptare në vitin 2021, si lojtari më i mirë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë ku luajti për Rabotniçki­n. Ai ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha ndeshjeve për Dinamon, sepse ka luajtur 33 nga 36 ndeshje në kampionat dhe ka humbur vetëm një pasi nuk ishte në skuadër (dy të tjerat u detyrua të pushonte për shkak të kartonëve të verdhë). Ish-përfaqësue­si i Maqedonisë po shqyrton ofertat dhe nuk përjashtoh­et mundësia e kthimit në PMFL (liga maqedonase) ku ka interesim nga dy skuadra. Për Siljanovsk­in është interesuar edhe skuadra e Gjilanit nga Kosova ku trajner është Zekirija Ramadani. Ekziston edhe një opsion për të qëndruar në kampionati­n shqiptar. Sipas mediave maqedonase, lojtari pëlqehet edhe nga kampionët e Shqipërisë, Tirana, por gjërat janë në ajër. Krahas Dinamos së Tiranës në Shqipëri, Siljanovsk­i ka luajtur edhe për Flamurtari­n, ndërsa në Maqedoni ka qenë pjesë e Rabotniçki­t, Renovës, Teteksit, Vardarit dhe Maqedonisë GP.

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, një opsion për Tiranën mund të ishte edhe Mevlan Adili. Bardheblut­ë e kanë pasur dëshirë që pas titullit të 2020-ës, por kontrata që kishte mbrojtësi me Vllazninë i ka stepur. Tani Adili është lojtar i lirë dhe nuk është çudi që Tirana të vlerësojë një afrim të mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania