Panorama Sport (Albania)

Tirana, Seferi shitet pas Europës

Drejtuesit vendosin të mbajnë yjet për të gjitha ndeshjet e Champions League Bardheblut­ë duan që sulmuesit t’i rritet sa më shumë vlera në tregun e lojtarëve

- OLSI AVDIAJ

Tirana do t’i shesë yjet vetëm pas Eu ropës. Ky është vendimi i klubit. Kështu, bardheblut­ë prej kohësh kanë kërkesa për Taulant Seferin. Ofertat janë nga më të ndryshmet, por klubi do që shitja e lojtarëve të mos jetë në nxitim e sipër. Klubi i Tiranës dëshiron që të privohet nga sulmuesi, nëse të interesuar­it paguajnë çmimin e duhur për të marrë shërbimet e futbollist­it bardheblu, i cili është pjesë e Kombëtares dhe shkëlqeu këtë sezon në Superiore. Sipas saj që mëson “Panorama Sport”, drejtuesit mendojnë që Seferin ta shesin pas Europës, sepse një paraqitje tjetër e mirë e sulmuesit do të thotë rritja e vlerës në treg. Presidenti Refik Halili është shprehur se Seferin nuk e lë, nëse blerësi nuk paguan të paktën 1 milion euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Tirana aventurën në Europë e mbyll në fund të korrikut në rastin më të keq dhe nëse shkon në grupe gjërat ndryshojnë, sepse më pas ridimensio­nohen. Qartë dhe saktë, sulmuesi nuk do të falet lehtë nga kampionët e Shqipërisë. Seferi këtë vit ishte një nga dribluesit më të mirë të Superiores si dhe ka një numër mbresëlënë­s të pasimeve kyçe. Lojtari ka kohë që është në qendër të vëmendjes prej skuadrave të ndryshme. Mësohet se ofertat e para janë diku te 500 mijë euro. Gjithsesi, një gjë është e qartë, me këtë pozicion të Seferit, kalimi i tij në një skuadër tjetër është pothuajse i garantuar, ndërsa ofertat mund të jenë edhe më të larta pas Europës. Seferi u shpall kampion i Shqipërisë këtë sezon me bardheblut­ë e kryeqyteti­t, teksa u aktivizua gjithsej

në 35 ndeshje ku shënoi dhe 19 gola. Faqja e specializu­ar e statistika­ve, “Transferma­rkt”, ka listuar lojtarët me vlerat më të larta në treg, teksa kjo listë kryesohet nga sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili aktualisht vlen 650 mijë euro.

 ?? ?? Taulant Seferi, sulmuesi 25-vjeçar
Taulant Seferi, sulmuesi 25-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania