Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t me Da Silvën

Vllaznia i ka detyrime të pashlyera, braziliani u kërkon kohë “demave” Nuk priten surpriza, zyrtarizim­i i mesfushori­t te Partizani do të vijë shpejt

-

Viktor da Silva ësh të një nga lojtarët, me të cilin Partizani ka arritur marrëveshj­en paraprake për transferim­in në kryeqytet, por firma dhe prezantimi zyrtar po shtyhet dita-ditës. Fillimisht ishin procedurat mjekësore arsyeja. Braziliani ka pasur probleme të shpeshta fizike në sezonin e shkuar me fanellën e Vllaznisë dhe te Partizani donin të ishin të sigurt për gatishmëri­në fizike të tij, të shtyrë edhe nga fakti që në finalen e Kupës ndaj Laçit e la fushën i dëmtuar. Tashmë procedura mjekësore është mbyllur dhe gjithçka mbi detajet e kontratës është gati, por sërish zyrtarizim­i po shtyhet. Kësaj here një pjesë të fajit e ka edhe Vllaznia. Klubi shkodran ka detyrime financiare të prapambetu­ra ndaj 27-vjeçarit dhe lojtari ka kërkuar nga ana e Partizanit që ta presë të mbyllë llogaritë me shkodranët, përpara se të nisë aventurën e re, me qëllim për të mos u dhënë drejtuesve shkodranë ndonjë avantazh të mundshëm, që do të mund ta shfrytëzon­in për të mos i shlyer borxhin. Gjithsesi, me aq sa dihet mediatikis­ht, Da Silva kishte kontratë për 2 vite me Vllazninë, me opsionin për të rinovuar edhe për 2 të tjerë në rast se të dyja

palët bien dakord. Da Silva ka refuzuar të aktivizojë klauzolën e rinovimit dhe këtë rast rregulli i FIFA-S i jep tërësisht të drejtë edhe nëse prezantohe­t te Partizani. Gjithsesi, ky hezitim i ishlojtari­t të Kievos të shtyn të mendosh se kontrata me Vllazninë

mund të ketë prapaskena të tjera. Mesfushori i avancuar aktualisht po shijon pushimet në Barcelonë, teksa në ditët në vijim me shumë mundësi çështja me Vllazninë do të jetë mbyllur dhe do të zyrtarizoh­et si lojtari i ri i Partizanit.

 ?? ?? Viktor da Silva, mesfushori 27-vjeçar
Viktor da Silva, mesfushori 27-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania