Panorama Sport (Albania)

Laçi në ngërç, vonojnë afrimet para Europës

-

Shqipëria edhe në këtë sezon merr pjesë në Kupat e Europës me katër ekipe, Tirana në Champions, Partizani dhe Laçi e nisin nga turi i parë në Ligën e Konferencë­s, ndërsa Vllaznia aventurën europiane e nis nga turi i dytë i Ligës së Konferencë­s. Nga këto katër skuadra, Laçi mbetet ekipi që është më prapa sa u përket ndërhyrjev­e në merkato, pasi kurbinasit nuk kanë arritur ende të mbushin boshllëqet e krijuara nga largimet që patën në fund të sezonit të shkuar. Laçi dje është transferua­r në Pogradec për të zhvilluar një fazë përgatitor­e përpara dy ndeshjeve me Iskrën. Trajneri Shpëtim Duro po punon me grupin e trashëguar nga sezoni i fundit dhe i vetmi afrim mbetet Luka Cucin, që vjen si zëvendësue­s i Bashkim Veliajt në krahun e djathtë. Laçi mund të jetë i kompletuar në fazën sulmuese, por skuadra ka shumë nevojë për përforcime në mbrojtje, por kryesisht në mesfushë, pasi ka humbur treshen e famshme Lushkja-shehu-deliu. Duke qenë se ndeshja e parë me Iskrën po afron, më 7 korrik, laçianët janë shumë prapa me axhendën e kësaj ndeshjeje, madje pas hedhjes së shortit trajneri Duro e pranoi vetë për “Panorama Sport” se janë të vonuar. Disi e habitshme situata aktuale te Laçi, pasi në të shkuarën kurbinasit kanë qenë pararojë në merkato dhe përgatitje­t i nisnin me grup të plotë, ndryshe nga sivjet. Problem mbetet edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore, për faktin se në vend asnjë ekip nuk e ka nisur fazën përgatitor­e, veç skuadrave që luajnë në Europë. Duke qenë se po përgatiten në Pogradec, mund të sajojnë ndonjë miqësore me ndonjë ekip kosovar apo maqedonas që po përgatiten aktualisht në Maqedoninë e Veriut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania