Panorama Sport (Albania)

Vulaj i Vllaznisë, u bind për 5 mijë euro në muaj

Sulmuesin e prezanton Sinani, firmos kontratë 3-vjeçare Nga Tuzi në Shkodër, Kristjani: Ja pse vendosa për kuqeblutë

- ADMIR URUÇI

Kristjan Vulaj është zyrtarisht i Vl laznisë. Ashtu siç kishte paralajmër­uar “Panorama Sport”, dje klubi shkodran firmosi me sulmuesin shqiptar nga Mali i Zi, duke bërë një goditje të rëndësishm­e në merkaton e verës. Vulaj është një fantazist tipik, që te Vllaznia zëvendëson braziliani­n Viktor da Silva. Por, në ndryshim nga ky i fundit, lojtari nga Tuzi ka karakteris­tika edhe më të mira. Vulaj mund të luajë në të gjitha pozicionet e repartit ofensiv dhe nisur nga e kaluara te Deçiçi i Tuzit, ai më mirë shfaqet në rolin e një sulmuesi të dytë. Gjithashtu, 24-vjeçari luan në të dy krahët e sulmit, por mund të bëjë edhe qendërsulm­uesin në rast se trajneri Mirel Josa nuk do të ketë alternativ­a të tjera. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollist­in Kristjan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tri vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe, përveçse me Deçiçin, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovacit në Superligën malazeze. Megjithatë, kulmin e karrierës e ka me Deçiçin, me të cilin arriti të kapte edhe kombëtaren e vendit fqinj”, citohej dje në njoftimin e klubit shkodran. Ndërkohë, gazeta zbulon se sulmuesi nuk u bind vetëm nga kontrata afatgjatë që i ofroi presidenti Alban Xhaferi, por edhe për faktin se nga Tuzi në Shkodër janë vetëm 50 kilometra, si dhe oferta që i bëri Vllaznia nuk kishte diferencë të madhe nga klubet e tjera. Vulaj do të marrë 5 mijë euro në muaj dhe mësohet se të njëjtën shifër ishte e gatshme t’i jepte edhe Egnatia, që gjithashtu e kontaktoi.

DEKLARATA - Në prononcimi­n e parë si lojtar i Vllaznisë, Vulaj premtoi se do të bëjë gjithçka për të kënaqur tifozët shkodranë dhe për të arritur objektivat që ka klubi në sezonin e ri. “Kam menduar gjatë për të bërë këtë zgjedhje për vazhdimin e karrierës. Në fund të fundit zgjodha Vllazninë, pasi edhe vetë jam afër shtëpisë dhe për më tepër është një klub me histori dhe lavdi në Shqipëri. Jam këtu për të dhënë më të mirën time, por këtë do ta verifikojë koha”, ka thënë fillimisht sulmuesi, i cili foli edhe për dyzimin që ka pasur këtë periudhë pas largimit nga Deçiçi. “Ditët e fundit kam pasur shumë oferta, por preferova në fund që të zgjedh Vllazninë. E ndjeva se ishte momenti i duhur që të largohem nga kampionati malazez. Me Deçiçin bëra dy

sezone shumë të mira. Ishin më të mirat në historinë e klubit, por dua të provoja jashtë Malit të Zi. Desha që ta shikoj veten se ku jam. Tifozëve të Vllaznisë u premtoj se do të jap më të mirën time dhe së bashku me lojtarët e tjerë, do të arrijmë qëllimet e klubit”.

 ?? ?? Kristjan Vulaj gjatë prezantimi­t si lojtari më i ri i Vllaznisë
Kristjan Vulaj gjatë prezantimi­t si lojtari më i ri i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania