Panorama Sport (Albania)

Zalla: Në Shqipëri nuk stërviten

Ish-trajneri: Gati të drejtoj një ekip, Teuta duhet të jetë çdo sezon për titull “Më shumë vrapoj unë që jam 70 vjeç sesa një lojtar i Superiores, ju tregoj problemet”

- JORGIS MEMO

Edmond Zalla është një figurë e futbollit durrsak, qoftë si lojtar i Lokomotivë­s së dikurshme, por edhe si trajner i saj. Për herë të parë mori drejtimin e Teutës në fund të viteve ‘80, për t’u rikthyer në këtë detyrë dy dekada më pas, pikërisht në sezonet 2002-2003 dhe 20042005. Më shumë i është përkushtua­r punës me grupmoshat në Durrës, duke nxjerrë breza të tërë lojtarësh, që sot janë edhe trajnerë në Superiore. Zalla ka shpallur Teutën kampione për herë të parë me ekipin U19 në vitin 2002, ndërsa ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Besën e Kavajës. Për herë të fundit ka qenë drejtor sportiv i Teutës në vitin 2010, kur ekipin e drejtonte Ylli Shehu. Por çfarë bën tani 70-vjeçari, i cili njihet në Durrës për disiplinën e hekurt. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Zalla flet për gjithçka.

Çfarë bën sot Edmond Zalla dhe sa i lidhur është me futbollin?

Programi im është i thjeshtë. Pasi zgjohem në mëngjes, pi kafen e zakonshme në zonën e Currilave dhe 2-3 orë kohë m’i merr studimi për futbollin. Çdo muaj më vjen literatura, pasi jam i abonuar për gjithçka ka lidhje me trajningun. Jam në një moshë që dua të sfidoj gjithçka dhe ju ndoshta nuk e besoni, por gjashtë herë në javë bëj stërvitje. Bëj nga 12 mijë metra vrap çdo ditë dhe për këtë kam operuar edhe meniskun, pasi nuk doja të qëndroja pasiv. Nga ana fizike më del volumi i stërvitjes në fund të javës më shumë sesa një lojtar i kampionati­t shqiptar.

Në gjithë këtë periudhë pa drejtuar një skuadër, ka diçka që ju mërzit?

Shikoni, sigurisht që unë nuk ndihem mirë që jam harruar. Megjithatë, e di shumë mirë si funksionoj­në gjërat në Shqipëri. Nuk jam unë ai që mund të dalë në televizion­e dhe të flasë për t’u ekspozuar, duke thënë se “jam edhe unë trajner”. Nuk është ky karakteri im. Duke studiuar për dekada të tëra dhe duke qenë shumë i përgatitur, jam i gatshëm në çdo moment të jem pjesë e futbollit në nivelet më të larta të tij në

vendin tonë. Dua t’i shërbej me atë që di të bëj më mirë, pasi kam energjinë e nevojshme për ta bërë këtë. Nuk ndihem mirë kur nuk i shërbej futbollit. Edhe miqtë e mi më ngacmojnë shpesh, pasi lexoj shumë dhe më thonë: “Për çfarë të duhen akoma...?” Kjo është jeta ime, por unë kurrë s’kam për të dalë në TV dhe të kërkoj punë, pasi nuk jam anonim.

Nëse një klub i Superiores ju telefonon që sot, çfarë do të bëni?

Jua thashë, jam i gatshëm. Kam punuar mbi 40 vite në shërbim të Teutës dhe dëshira ime është të dal nga Durrësi. Do të ishte diçka e bukur që të provoja veten jashtë qytetit tim, në një klub që beson tek idetë e mia për futbollin.

Të flasim pak për aktualitet­in.

Si ju është dukur sezoni i fundit në Superiore dhe a mendoni se renditja ishte realitet i asaj që dhanë skuadrat?

Nëse shikon organizimi­n në total, mund të them se është bërë përpara në disa gjëra. Futja e sistemit VAR ka funksionua­r në njëfarë mënyre. Ka një kontroll dhe autokontro­ll gjithashtu. Për mendimin tim, renditja ka qenë reale, nuk mendoj se ka pasur influenca nga FSHF, gjyqtarët dhe presidentë­t e klubeve. Megjithatë, për të qenë i sinqertë me lexuesit e gazetës, unë kam shumë vërejtje për futbollin shqiptar.

Po, mund të na tregoni me detaje çfarë mendoni që nuk shkon?

Unë marr vazhdimish­t informacio­ne, pasi tani teknologji­a ka avancuar. Me keqardhje po ju them se ekipet kryesore në Shqipëri kanë lojtarë që gjatë një ndeshjeje volumi i tyre është 11 mijë metra. Me këtë tregues, edhe unë që jam 70 vjeç, po të futem në fushë, i bëj për 90 minuta. Miqve të mi që bashkëpuno­j u them të më tregojnë “specialen” që kanë bërë këta lojtarë, në mënyrë që unë ta krahasoj me Europën. Këtu u referohem të gjitha ekipeve tona, teksa më rezultojnë tregues shumë të rëndomtë. Një lojtar me 11 mijë metra volum duhet të bëjë të paktën 3700 metra speciale. Janë të dhëna skandaloze! Stërvitje speciale do të thotë të vuash, të djersish dhe të jetë shumë i preokupuar, me qëllim që të jesh mbret në fushë. Ky është problemi.

Keni rezerva për mënyrën se si po punojnë aktualisht kolegët tuaj?

Një trajner në Shqipëri nuk e merr dot kurajën për t’u bërë dy gjëra futbollist­ëve: përgatitje të lartë atletike dhe teori futbolli. Nëse një trajner ka kurajë t’ua bëjë këtë ekipeve tona, atëherë brenda 2-3 javësh është i larguar, si pasojë e ankesës së futbollist­ëve te drejtuesit e klubit. Me këtë metodë unë si trajner nuk mund të bie kurrë dakord. Këtu analizohet edhe ekipi kombëtar shqiptar, por çfarë presin ata nga lojtarët që luajnë në Serinë A, Spanjë, Angli etj...

Çfarë doni të thoni me këtë?

Të gjithë futbollist­ët tanë që luajnë në ligat europiane janë hyzmeqarë të ekipeve ku bëjnë pjesë. Ne nuk kemi më liderë. Ata vijnë dhe luajnë në Kombëtaren tonë, vetëm sepse janë në Serinë A, por sërish mbeten hyzmeqarë, sepse tek Atalanta, për shembull, janë ustallarët që i marrin përsipër gjërat. Ustallarët evidentohe­n duke ngritur futbollin kombëtar. Por si do ta ngremë ne këtë futboll, kur akademitë në Shqipëri kanë probleme të rënda...?!

Mendoni se stërvitja që bëhet, qoftë me akademitë apo ekipet e para, lë shumë për të dëshiruar...?

Po, sigurisht. Ja po ju marr një shembull. Një prej ekipeve elitare që synon titullin në Shqipëri, kryente gjatë kampionati­t stërvitje nga ora 11:00 deri 13:00. Lojtarët shpërndahe­shin më pas dhe vetëm dy orë ishin bashkë me praninë e trajnerit. Lind pyetja: Çfarë bëjnë këta futbollist­ë nga ora 13:00 deri ditën tjetër? Kush i kontrollon? Pra, me pesë seanca gjatë javës dhe ndeshja ditën e gjashtë, këta duan të bëjnë futboll. Në vitet ‘80, kur unë kam pasur fatin të jem trajner i Lokomotivë­s dhe futbolli shqiptar në raportin me Europën ka qenë fantastik, zhvillonim tetë seanca gjatë javës për të shkuar te ndeshja. Janë minus tri seanca në një kohë që kanë kaluar katër dekada. Si mund të jesh zot i fushës kur përgatitje­n atletike e ke me probleme të rënda. Gjithashtu Shqipëria vuan shumë në përgatitje­n teorike dhe drejtimet taktike. Një ekip i Superiores nuk bën dot një aksion të punuar në stërvitje apo një zhvillim sulmi të përgatitur me dhjetëra herë në stërvitje. Ky është futbolli shqiptar, prandaj dhe theksoj që problemet janë të rënda.

“Teuta e meritoi titullin dy sezone më parë, por ky klub nuk duhet të dalë vetëm një herë kampion. Duhet të jetë çdo sezon pretendent për titull, sepse sot qyteti i Durrësit është metropol. I ka të gjitha mundësitë për të qenë gjithnjë serioz për titullin. Jam shumë i lumtur për Shehin, Arapin dhe Tetovën, por më kanë futur edhe në emocione”.

Si ju është dukur Teuta në vitet e fundit, teksa fitoi edhe titullin, por në kampionati­n që lamë pas, zhgënjeu jo pak?

Kur Teuta doli kampione, u mblodhën shumë gjëra, duke filluar nga organizimi i mirë i klubit, afrimi i lojtarëve cilësorë dhe një stafi pozitiv. U bë një investim i madh dhe presidenca harxhoi jo pak për të kapur titullin. Teuta e meritoi titullin, por ky klub sot nuk duhet të dalë vetëm një herë kampion. Teuta duhet të jetë çdo sezon pretendent­e për titull, sepse sot qyteti i Durrësit është metropol. I ka të gjitha mundësitë për të qenë gjithnjë serioze për titullin.

Trajner u rikonfirmu­a Renato Arapi, cili është mendimi juaj?

Arapin e kam stërvitur. Më bëhet qejfi që këta djem përkushtoh­en tani për të bërë diçka të mirë. Ka një rrugë logjike për t’u bërë trajner, sepse nuk ka të përjetshëm në këtë detyrë. Nuk e bëjnë trajnerin kurset e UEFA-S, edhe pse sigurisht ato janë disa kualifikim­e të nevojshme. Trajner të ka lindur natyra, zoti dhe nëna, pra ta ka dhënë aftësinë për të qenë i tillë. Mund të bëjnë 10 mijë veta kurs dhe në fund dy dalin trajnerë të zotë. Shkallët e trajnerëve të rinj duhet të ngjiten me kujdes, shumë gradualish­t. Arapi dhe shokët e tij duhet të studiojnë vazhdimish­t, sepse sa më shumë të lexojnë literaturë­n, aq më shumë e kuptojnë në fund që “nuk je trajneri që ti dëshiron të jesh”.

Këtë sezon në Superiore dominojnë trajnerët durrsakë, me Orges Shehin te Tirana, Edlir Tetovën tek Egnatia dhe Arapin te Teuta...

Jo vetëm që jam shumë i lumtur për të tre, por më kanë futur edhe në emocione. Dua që të tre të fitojnë, madje kur luajnë me njëritjetr­in, besoj se nuk do t’i shoh fare (qesh). U uroj suksese të treve.

 ?? ?? Edmond Zalla dhe Niko Jani, dy personalit­ete të futbollit durrsak
Edmond Zalla dhe Niko Jani, dy personalit­ete të futbollit durrsak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania