Panorama Sport (Albania)

Kukësi pret Berishën dhe dublimin e roleve në ekip

Sulmuesi anësor akord me verilindor­ët, gati zyrtarizim­i Për të evituar eksperimen­tet, kërkohet që të jetë i plotë

- VLADIMIR MEMA

Deri më tani Kukësi ka zyrtarizua­r vetëm tri afrime dhe bëhet fjalë nga një për çdo repart. Në mbrojtje është afruar Antonio Ilieski, në mesin e fushës Kristi Kote dhe në sulm, Ante Zivkoviç. Ndërkohë, pritet që shumë shpejt të zyrtarizoh­et edhe Jakup Berisha, i cili luan në të dy krahët e sulmit. Gazeta mëson se palët janë drejt firmosjes për dy vitet e ardhshme, teksa kanë mbetur shumë pak detaje për t’u mbyllur. Për këtë arsye kubi nuk po e bën ende zyrtare, edhe pse të dyja palët parimisht kanë rënë dakord për bashkëpuni­min midis tyre. Me këto katër përforcime “mbushet” disi edhe gropa e largimeve, të cilat, për hir të së vërtetës, nuk kanë qenë të pakta, ndonëse jo të gjitha largimet e mundshme janë zyrtarizua­r nga ana e klubit. Megjithatë, gjasat janë që

ekipi të riformatoh­et në të gjitha repartet, ku vetëm porta do të mbesë e paprekur, pas konfirmimi­t të Angelo Tafas. Largimet e shumta nuk kanë sjellë shqetësim në klub, për vetë faktin se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë qenë titullarë të padiskutue­shëm dhe për momentin mjaftohen me faktin që

boshti i skuadrës është ruajtur.

DUBLIMI I ROLEVE – Te Kukësi nuk e kanë shumë me merak afrimin e titullarëv­e në skuadër, sepse edhe me gjendjen aktuale Gega ka në përbërje një skuadër që nuk i mungon cilësia, por mungojnë alternativ­at. Për të qenë një ekip konkurrues, për më tepër në një sezon të gjatë dhe të vështirë, në klub e kanë të qartë se pa pasur rivalitet në skuadër, do ta kenë shumë të vështirë për të arritur objektivat. Për këtë arsye, merkatoja do të fokusohet edhe për të pasur një dublim të roleve në fushë dhe këtë boshllëk nuk mund ta mbushin vetëm lojtarët e

ardhur nga akademia, por duhen edhe prurje të reja. Në fakt, Kukësit nuk është se i kanë munguar lojtarët gjatë këtyre sezoneve të fundit, por në ndeshje të caktuara trajnerit Longo i është dashur të bëjë eksperimen­te për shkak të mospërshta­tjes së lojtarëve të roleve në fushë.

STAFI – Klubi ka zyrtarizua­r Skënder Gegën si trajner të skuadrës, por ende nuk dihet se cilët do të jenë pjesë e stafit të tij. Për momentin do të vijojë të jetë drejtor sportiv Pero Pejiç dhe përgatitës atletik Iris Selimi. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndihmësi i Gegës dhe trajneri i portierëve. Dy role që për momentin janë vakant në Kukës, pas largimit të stafit italian. Pritet që brenda këtyre ditëve të zyrtarizoh­en edhe pjesëtarët e tjerë të stafit, në mënyrë që kur të startojë përgatitje­t, skuadra të jetë e plotë edhe sa i përket këtij kontigjent­i.

 ?? ?? Jakup Berisha, sulmuesi 22-vjeçar nga Shkupi
Jakup Berisha, sulmuesi 22-vjeçar nga Shkupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania