Panorama Sport (Albania)

Emini: Dëmtimi ëndërr e keqe, jam gati për Bylisin e Superiores

-

Te Bylisi pritet që të vënë pikat mbi “i” në disa aspekte dhe skuadra të zbresë në fushë për të nisur fazën përgatitor­e verore. Në këtë vit jubilar, 50-vjetori i themelimit të klubit, mallakastr­iotët garojnë në Superiore dhe duan që të lënë gjurmë. Një nga zbulimet e sezonit të shkuar është Serxhio Emini. 19-vjeçari nga Saranda ka debutuar që para dy vitesh me Bylisin në Superiore. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi Emini tregon se e ka lënë pas dëmtimin nga edicioni i fundit dhe shpreson të jetë gati kur të fillojë faza përgatitor­e. “Dëmtimi ka qenë si një ëndërr e keqe sepse isha në kulmin e formës sime dhe për më tepër po luaja titullar në ekipin e parë, ku shënova edhe 4 gola. Por futbolli kështu e ka, me surpriza të këndshme dhe të hidhura, për mua është e rëndësishm­e që e kam kaluar atë problem dhe po përgatitem me një program specifik rikuperues. Më ka munguar shumë fusha dhe jam mërzitur pak, por ndeshjet e fundit të sezonit isha afër skuadrës dhe shijova suksesin bashkë me shokët. Tani me padurim pres që të bashkohem me skuadrën dhe të nis përgatitje­t për sezonin e ri. Dua që të rritem te Bylisi, të punojmë dhe në Superiore duke qenë me ‘këmbë në tokë’. Duam që të lëmë gjurmë dhe të mbijetojmë me futboll të bukur e sigurisht të promovojmë edhe veten tonë”, u shpreh Serxhio Emini. Ndërkohë që Bylisi shumë shpejt pritet që të përcaktojë edhe programin stërvitor për sezonin e ri, teksa në Ballsh nuk përjashtoh­et mundësia që të mbërrijë edhe ndonjë prurje e re në startin e fazës përgatitor­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania