Panorama Sport (Albania)

Sulmi, në Rrogozhinë besojnë te shpërthimi i dyshes Pedro-camaj

- FERIZ FERIZAJ

Egnatia është klubi më aktiv i Superiores në merkaton e verës. Ndonëse rrogozhina­sit nuk marrin pjesë në Kupat e Europës, drejtuesit kanë ndërhyrë shpejt dhe fuqishëm në treg. Deri tani e kanë përforcuar ekipin nga porta deri në sulm, pa harruar edhe emërimin e stafit të ri teknik me në krye trajnerin Edlir Tetova. Prapavija ka marrë formë me afrimin e portierit Sherri, si dhe të tre mbrojtësve Sadiki, Musta e Frangaj. Gjithsesi, pritet edhe një qendërmbro­jtës, ku emri më i lakuar është ai i Renato Malotës, që është i angazhuar me Laçin në Europë. Mesfusha gjithashtu ka ruajtur nga sezoni i kaluar disa futbollist­ë, si Agbekpornu, Xhekson dhe Lila. Por, reparti ku Egnatia ka besim se do ta udhëheqë këtë grup, shikohet sulmi. Janë vërtetuar tashmë vlerat si golashënue­s të braziliani­t Pedro, por në ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar doli në skenë edhe Delarzh, i cili ka qenë i pari që rinovoi në Rrogozhinë. Përveç tyre, afrimi i sulmuesit Ilir Camaj nga Deçiçi e ka “blinduar” fazën ofensive të Egnatias. Shpresat janë të mëdha se dyshja Pedro-camaj, do të jetë nga më të mirat dhe produktive­t në Superiore në sezonin e ri. Pritshmëri­të janë të mëdha nga sulmi, që me mbështetje­n e mesfushës parashikoh­et se do ta mbajnë skuadrën rrogozhina­se në nivele të larta, duke mos notuar në ujërat ku përfunduan në mbylljen e edicionit të shkuar. Në Rrogozhinë të gjithë presin të shikojnë në fushë shpërthimi­n e dyshes sulmuese Pedro-camaj. Dje klubi ka zyrtarizua­r largimin e Ilirid Ademit dhe Besar Krivanjevë­s, të cilët janë “divorcuar” prej ditësh me rrogozhina­sit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania