Panorama Sport (Albania)

Tjetër “divorc” tek Apolonia, largohet Hidri

Mbrojtësi nuk arriti akord për rinovimin, klubi mbetet në pritje të Artan Mërgjyshit

- HILMI SALIU

Vjen largimi numër 2 nga Apolonia. Pas Elvis Kovaçit, ikën edhe Emiljano Hidri. Mbrojtësi mbyll aventurën në Fier, pas vetëm një sezoni. Erdhi në muajin shtator te bardhejesh­ilët, me të cilët firmosi kontratë 1vjeçare. Ajo i skadoi me përfundimi­n e kampionati­t dhe negociatat e zhvilluara në ditët e fundit nuk kanë rezultuar pozitive. Palët nuk gjetën akordin për ta zgjatur marrëveshj­en dhe zyrtarisht ka ardhur “divorci”. Kujtojmë se më herët ka luajtur për disa vite me Pogradecin dhe më pas me Dinamon.

Mbrojtësi me eksperienc­ë disavjeçar­e në kampionati­n shqiptar u përshtat shpejt te fierakët. Ishte titullar i padiskutue­shëm, duke luajtur një rol kyç në repartin e mbrojtjes. 26-vjeçari ishte i kudondodhu­r në fushë dhe fitoi me meritë formacioni­n. Ishte një lojtar “xhol” për Juri Kanarsën, pasi luante herë si mbrojtës i majtë, herë si djathtë dhe kur ishte nevoja zhvendosej në qendër. Në secilin rol, 26-vjeçari dha maksimumin dhe u bë i pakalueshë­m. Shumë aksione të bardhejesh­ilëve nisnin nga këmbët e pogradecar­it, që bëri një fazë të dytë të jashtëzako­nshme. Krosimet e tij të gjata në krah, faullet dhe goditjet e këndit ishin ato që e dallonin. Vetë nuk shënoi, por asistoi shumë herë për shtatlartë­t si Diop apo Krasniqi. Klubi po ideon me kujdes skuadrën e re. Priten të tjera largime dhe sigurisht afrime cilësore në merkato. Në sezonin që lamë pas, Apolonia ishte një skuadër që aktivizoi dhe promovoi disa të rinj, por kurrë nuk i kanë munguar as lojtarët me eksperienc­ë në organikë. Të njëjtin plan kanë edhe për sezonin 2022-2023, që pritet të jetë më i luftuari në historinë e kësaj kategorie. Në hyrje vazhdon të mos ketë zhvillime, pasi fillimisht duhet të zgjidhet trajneri i ri. Shumë është folur për pankinën, por drejtuesit duan të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen që do të bëjnë. Të huaj vështirë se do të marrin më në “timon” dhe kandidati kryesor mbetet Artan Mërgjyshi. Ky i fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje, pasi kërkohet edhe prej Dinamos e Tërbunit.

 ?? ?? Emiljano Hidri, mbrojtësi 26-vjeçar
Emiljano Hidri, mbrojtësi 26-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania