Panorama Sport (Albania)

Perja: Nuk e ndërroj dot fanellën, mezi po pres të nisim stërvitjen

-

Besa nxitoi për stolin, por po e merr shtuar ndërtimin e ekipit. U bënë javë që kanë zyrtarizua­r Gugash Maganin si trajner, por nuk dihet çfarë do të ndodhë me grupin. Cilat do të jenë afrimet dhe a do të ketë rinovime në radhët e atyre që mbyllën kampionati­n e fundit? Nexhat Bizhdili e tha qartë se këtë herë do të ndryshojë “kurs” dhe do të tregohet i rezervuar me deklaratat e tij. Paralajmër­oi se ka bindur disa lojtarë që do t’u afrohen verdhezinj­ve në këtë merkato vere, por emra nuk dha. Duhet që të presim ende, pasi edhe e marta kaloi pa zhvillime. Ajo që shqetëson, është e ardhmja e futbollist­eve vendas. Ata ngrenë “supet” kur pyeten se çfarë do të bëhet me ta dhe hapur e thonë që presin ndonjë sinjal nga presidenti apo stafi teknik. Kapiteni i sezonit të fundit është i vendosur që të qëndrojë. Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë Skerdian Perja preferon të refuzojë oferta që do t’i vijnë. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, ai sqaron se nuk e ndërron dot fanellën. “Jua kam thënë çdo prag sezoni. Ofertat nuk më kanë munguar në asnjë merkato, madje edhe nga elita. Por me zemër jam ndier shumë më afër Besës! Këtë do bëj edhe tani. Do pres derisa presidenti Bizhdili apo trajneri Magani të më njoftojnë fillimin e sezonit të ri. Nuk më shqetëson rindërtimi i grupit, pasi Bizhdili ka vërtetuar disa herë se ia del më së miri dhe merr futbollist­ë cilësorë. Ajo që më vret dhe mezi po pres, mbetet fati i fushës ku do luajmë. Më gëzoi lajmi i ‘Panorama Sport’ se një grup inxhinierë­sh kanë mbaruar preventivi­n e stadiumit, por po pres çdo ditë të shoh kur do të nisin punimet. Sado ekip të fortë të bëjmë këtë sezon, do të jetë krejt ndryshe lufta. Tani me ekipe cilësore, si Flamurtari, Skënderbeu, Dinamo, Apolonia, Lushnja e të tjera, gara bëhet ‘zjarr’. Personalis­ht do të mbetem pjesë e Besës dhe besoj edhe disa kavajas të tjerë do veprojnë si unë, ndonëse gjithçka varet nga preferenca­t e trajnerit Magani. Ajo që dua e pres është vetëm fati i stadiumit ‘Besa’”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania